İslamofobe

Ndalimi i shamisë zemëroi muslimanët e Kenisë

Një vendim nga një gjykatë e Kenisë ka ndaluar bartjen e shamisë  në një shkollë kishtare, ky vendim ka indinjuar prindërit dhe dijetarët, të cilët e konsiderojnë këtë veprim të pushtetit si një pengesë për lirinë  fetare në këtë shtet në Afrikës Lindore. 

 

Në fenë tonë, të gjitha vajzat që kanë arritur moshën e pjekurisë duhet të mbulojë trupin e tyre, përveç fytyrës. Kjo bëhet për të inkurajuar vetë-përmbajtjen,  tha për gazetën The Star, Këshilli i Imamëve dhe kryetari i Imamëve Predikues, Shejh Abdullah Gudo.

 

Shejh Abdullah Gudo e komentoi një vendim të gjykatës Isiolo të martën, më 23 shtator 2014. që ndalonte studentet myslimane në Shkollën e Mesme Kivanxhani të veshin shaminë dhe pantallona të gjata. 

 

Ndalimi erdhi në përgjigje të një kërkese nga Kisha Metodiste në  Kenia (MCK), e cila pretendon të jetë sponsor i shkollës, e cila ka  ndaluar që studentet myslimane të veshin shaminë në shkollë.

 

Një urdhër i lëshuar nga Komisioni i Shërbimit të Mësimdhënësve, drejtori i arsimit dhe zyrtarët e arsimit të rrethit Isiolo, ndalon nxënëset myslimane të veshin shaminë në Shkollën e Kishës Shën Pali Kivanxhani, citohet të ketë thënë për gazetën e përditshme në kundërshtim me rregullat dhe rregulloret e shkollave, citohet të ketë   thënë Nzioki ve Makau për gazetën e përditshme the Daily Nation, javën e kaluar.

 

Në këtë shkollë  80% e nxënësve janë myslimanë, ka patur disa protesta të nxënësve, studentëve, të cilët kundërshtojnë vendimin për ndalesën e shamisë.

 

     Takimi i Krizës 

 

Një takim i krizes ka mbledhur muslimanët dhe udhëheqës të krishterë nën ombrellën e Ndërfetare të Këshillit të Isiolo në Qendrën Islamike Al-Falah ditën e enjte, në 25 shtator 2014.

 

Çështja ka qenë një problem i vogël, por u rrit, lulëzojë! Feja nuk duhet të përzihet me arsimin,  tha gjatë takimit ndërfetarë Sekretari i Peshkopit,  Stephen Kalunyu, i Këshillit Kombëtar të Krishterë i Keninë (NCCK).

 

Kisha Katolike në Kenia sponsorizon institucione të shumta private dhe publike, sidomos në fshat, ku shumë prej tyre më shumë vështirësi i kryejnë shërbimet.

 

Duke kundërshtuar vendimin, i cili ishte nxitur nga Kisha, Gudo, nga Këshilli i Imamëve, tha: Të gjitha shkollat ​​duhet t'u përmbahen të njëjtave rregulla dhe rregulloreve të përcaktuara nga ministria.

 

Kenia ka një popullsi prej 36 milionë banorësh, prej të cilëve afër dhjetë milion janë myslimanë.

 

Në fenë Islame shamia është një kod i detyrueshëm i veshjes, jo një simbol fetar i cili shfaq përkatësinë e dikujt.