“SHBA-të duan të sulmojnë qeverinë siriane”
Me fillimin e bombardimeve të aeroplaneve amerikanë mbi vendin arab, lufta e fshehtë në Siri më në fund ka shpërthyer haptas.
Uashingtoni me aleatët e tij tani kanë kaluar vijën e kuqe duke përgatitur skenën për një luftë të gjithanshme në Siri nën maskën e “luftimit të ekstremizmit.”
Kontadiktat absurde dhe mashtrimet e luftës së fundit të udhëhequr nga Amerika në Lindjen e Mesme duhet të jenë të qarta për çdokënd të cilit nuk i është shplarë truri nga propaganda e “lajmeve” të Perëndimit. Ekstremistët që Uashingtoni po i përndjek tani janë pasardhësit e luftës së fshehtë amerikane në Siri, me të cilët qeveria siriane ka qënë duke luftuar këto tre vitet e fundit. Arabia Saudite dhe Katari, të cilët iu bashkuan avionëve ushtarakë të Shteteve të Bashkuara për të goditur Sirinë janë financuesit dhe furnizuesit me armë të rrjeteve terroriste, të cilat ata pretendojnë se po i sulmojnë.
Ndërkohë që Uashtingtoni dhe regjimet arabe po sulmonin ekstremistët e sponsorizuar prej tyre në veri të Sirisë, një avion i forcave të armatosura siriane që po shkonte pas të njejtëve ekstremistë në Lartësitë Golan në jug, u godit nga raketat izraelite. Ky ishte incidenti i parë i këtij lloji mes Sirisë dhe Izraelitnë afërsisht 30 vjet.
Hapja e këtij “blitzkrieg-u” në Siri i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuaraështë një akt agresioni ilegal, pavarësisht se Uashingtoni e informoi qeverinë siriane vetëm pak minuta para se të nisnin bombardimet, apo asaj që në dukje është një “koalicion ndërkombëtar” i shteteve që po ndërmarrin këto sulme.
Kjo është vetëm një tjetër dredhi e Uashingtonit në marrëdhëniet me publikun nën maskën e “ndërhyrjes humanitare”, duke i veshur veprimet me rrobën e “bashkëpunimit arab.” Raportohet se pesë shtete i janë bashkuar sulmeve amerikane në Siri natën e të martës: Arabia Saudite, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania.
Të gjitha këto mbretëri të pazgjedhura kanë shfaqur armiqësi të hapur kundër qeverisë siriane gjatë tre viteve të fundit. Arabia Saudite dhe Katari në veçanti – me markën e tyre të ekstremizmit fetar – kanë shkuar akoma më larg në mbështetje të ndryshimit të regjimit kundër Asadit, një aleat i rëndësishëm rajonal i Iranit shiit.
Monarkitë e Gjirit Persik kanë kanalizuar mbi 10 miliardë dollarë për armatosjen e rrjeteve mercenare që kanë zbritur në Siri që nga marsi i vitit 2011, sipas një raporti të Financial Times. Këta mercenarë zakonisht përkrahin të njëjtin lloj fondamentalizmi të sponsorëve të tyre arabë dhe i shohin muslimanët e tjerë dhe të krishterët si “mosbesimtarë” që duhen therur.
Barbarizmi i grupeve terroriste si ISIS (apo IS, ISIL) dhe al-Nusras buron direkt nga sponsorët e tyre; despotët e Saudisë dhe Katarit. Këta ekstremistë nuk do të kishin fituar rëndësinë e pranisë dhe terrorit të tyre në Siri dhe Irak po të mos kishte qënë për mbështetjen e fshehtë të Uashingtonit dhe monarkëve arabë për shkak të obsesionit të tyre për të hequr qafe Asadin.
Në sulmet e fundit ajrore në Siri të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, New York Times raportoi se operacionet “gjeneruan një stuhi me raketa të shpejta dhe bomba me saktësi nga ajri dhe deti.” U tha se shënjestrat ishin afër qytetit Raka në veri të Sirisë dhe Idlibit, të mbajtur nga ISIS-i dhe Al-Nusra, të lidhura me Al-Kaedën.
Për tre vjet, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s bashkë me arabët ishin të detyruar nga arsye ligjore dhe politike që të kufizonin veten në një luftë të pistë të fshehtë kundër Sirisë. Ky komplot kriminal në Siri përfshinte përmbysjen e regjimit të Bashar Al-Asadit me anë të mercenarëve.
Por, lufta e fshehtë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara doli një dështim i mjerë, e cila ka çuar në vdekjene e afërsisht 200 mijë vetëve dhe miliona refugjatë. Qeveria e Asadit ka mbetur e paprekur, gjë që u tregua me rizgjedhjen e tij si president në qershor të këtij viti me një pjesëmarrje masive popullore, e verifikuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Ushtria siriane gjithashtu ka rimarrë shumë prej territoreve të humbura më parë kundër militantëve të huaj, të cilët tani janë të kufizuar në zona të thellë në veri dhe në lindje.
Ky është konteksi i nevojshëm pse loja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për ndryshimin e regjimit çoi në një luftë të hapur.
Mbulimi me javë të tëra nga mediat perëndimore të prerjes së kokave dhe mizorive të tjera të kryera nga ISIS-i në Irak dhe Siri e kanë përgatitur publikun perëndimor që të japë pëlqimin e tij për ndërhyrjen e vonuar ushtarake të drejtuar nga Shtete e bashkuara. Ndoshta qeveria e Bagdadit ka dhënë lejen për sulme të huaja kundër ekstremistëve në Irak, por qevveria siriane jo. Edhe pse Damasku duket se është njoftuar disa orë para sulmeve të fundit në territorin e tij, New York Times raportoi se ato “ndodhen pa miratimin e presidentit Bashar al-Asad.”
Përveç kontradiktave absurde të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka anomali të tjera të dukshme që tregojnë për mashtrimin e plotë të kësaj axhende.
Siç ka theksuar edhe NYT në një artikull tjetër këtë javë, fushata bombarduese e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që filloi muajin e kaluar në Irak, ka dështuar në shkatërrimin e rrjetit të terrorit në vend. Megjithatë, papritmas, fronti i parealizuar i luftës u hap edhe në Sirinë fqinje.
“Pas gjashtë javë bombardimesh nga forcat e qeverisë amerikane, forcat e qeverisë irakene i kanë përzënë ekstremistët e Shtetit Islamik nga zonat e tyre në më shumë se një të katërtat e vendit,” njoftoi Times.
Nëse bombardimet nuk kanë funsionuar në Irak, atëherë pse tani po zgjerohen në thellësi të Sirisë ku ka shumë më pak shanse për të pasur sukses? Kjo bëhet me pretendimin fals të mposhtjes së ISIS-it.
Gjithashtu, bombardimet kanë ndodhur disa ditë përpara se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të takohej këtë javë për të diskutuar një projekt-rezolutë anti-ISIS. Pritej që Rusia do të këmbëngulte qëçdo bombardim ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të kruhej me miratimin e qeverisë siriane dhe brenda parametrave të ligjit ndërkombëtar. Përndryshe, çdo veprimi ushtarak do t’i vihej veto.
Kjo rezolutëështë paraprirë nga skuadrat bombarduese të SHBA-së,NATO-s dhe ato Arabe të cilat nisën blitzkrieg-un e tyre.
Uashingtoni e ka thënë tashmë se fushata bombarduese në Siri nuk ka për qëllim të ndihmojë qeverinë siriane dhe luftën e saj kundër mercenarëve (të sponsorizuar nga Perëndimi). “Ne nuk e kemi në plan që t’ia lehtësojmë Asadit marrjen e territoreve,” tha për mediat një zyrtar i Obamës.
Kjo qartësisht do të thotë parandalim i qeverisë siriane që të rimarrë territorin e vet sovran nga ekstremistët e rinj “të moderuar” të trajnuar nga Shtetet e Bashkura dhe Arabët me ndihmën e një pakete prej 500 milion dollarësh që Obama e kaloi në Kongres javën e kaluar. Kjo paraprin lëvizjen e rradhës së koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e cila do të jetë shënjestrimi i forcave të qeverisë siriane “për t’i parandaluar ata që të rimarrin territorin.”
Avionët luftarakë të Saudisë, Katarit dhe Jordanisë që bombardojnë kryeqytetin e Sirisë Damaskun, bashkë me Tomahokët amerikanë dhe raketat izraelite tëçojnë një një përfundim logjik të poshtër.
Lufta e hapur në Siri e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka filluar tashmë, pavarësisht kriminalitetit të saj flagrant dhe mashtrimit. Falë rrjeteve terroriste të sponsorizuara nga Perëndimi dhe arabët në Siri dhe kohët e fundit në Irak, dhe gënjeshtrave të mediave perëndimore që nuk i vënë në dukje këto lidhje, por i njomin bombardimet ajrore me histori të frikshme barbare, lufta kriminale e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri po zhvillohet më një imazh grotesk “humanizmi dhe ligjshmerie.”