Turqi

Erdogan vizitoi ekspozitën “Dashuria ndaj Pejgamberit” në New York

“Ashk i Nebi, Dashuria ndaj Pejgamberit,” një ekspozitë që paraqet veprat e artit të frymëzuara nga dashuria e muslimanëve për Pejgamberin Muhammed (a.s.), është hapur për njujorkezët.

 

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili është në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e hapi ekspozitën që e kishin sjellë nga Stambolli të dielën e kaluar. Ekspozita u hap së pari në Stamboll për ditëlindjen e Pejgamberit në muajin prill.

 

E përbërë nga shembujt unik të kaligrafisë dhe ornamenteve,  ekspozita u paraqit në Pallatin Topkapi të Stambollit dhe Shën Sofia për të përkujtuar 1.443vjetorin e lindjes së Pejgamberit (a.s.)

 

Në Nju Jork, ekspozita - e cila është e organizuar nga TIKA në bashkëpunim me Yildiz Holding - mund të vizitohet në Shtëpinë Turke.

 

Së bashku me Kryetarin Erdogan, ishin edhe kryetari i Republikës  Turke të Qipros Veriore, Dervish Eroglu, Ambasadori i Turqisë në Washington, D.C., Serdar Kiliç, Ambasadori i Turqisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New Yirk, Halit Çevik dhe Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në New York, Ertan Yalcin morrën pjesë në hapjen e ekspozitës.  

Tema e ekspozitës pasqyron aspektin ndërkombëtar të botës muslimane: Dashuria ndaj Pejgamberit nga Hixhazi në Stamboll.

 

Në ekspozitë janë paraqitur ajete të Kur’anit dhe hadithe të cilat janë krijuar në stile dhe teknika të ndryshme nga disa prej mjeshtrëve të njohur të kaligrafisë si Mehmed Ozcay, Hasan Çelebi, Hysen Kutlu dhe Ali Toy.

 

Ekspozita do të qëndroi e hapur deri më 22 tetor 2014.