İran

Ajetullah Xhevadi – Amoli: Imam Homeini ishte frymëzuar nga Epika e Ashures

Ajetullah Xhevadi - Amoli
Ajetullah Xhevadi - Amoli

Në një fjalim që shënonte përvjetorin e 34-të të fillimit të luftës Iran-Irak në vitin 1980, Ajetullah Xhevadi – Amoli shpjegoi se Java e Mbrojtjes së Shenjtë është një mundësi e vlefshme për të përkujtuar njerëzit trima që luftuan në anën e drejtësisë kundër regjimit të keq të Sadam Tikritit. Këta ushtarë  dhanë gjakun e tyre të pastër dhe jetuan për të mbrojtur e Republikën Islame të Iranit, tha ai.

 

Ai theksoi se myslimanët nuk duhet të jetë luftarak, agresiv dhe të jenë nismëtarët e luftës, por ne kemi të drejtën për të dalë kundër shtypjes dhe agresionit të armiqve të fesë sonë deri sa shtypësit të  asgjësohen.

 

Ajetullah Xhevadi – Amoli theksoi se xhihadi është një komponent thelbësor i Islamit sepse ai mbron besimin: Xhihadi në rrugën e Zotit konsiderohet një akt i dashurisë dhe të jetojmë nën një sundimtar tiran nuk është vetëm e dhimbshme për besimtarët, por është e vështirë.

 

Ajetullah Xhevadi – Amoli  shpjegoi se Epika e Ashures ka frymëzuar Imam Homeinin  për t’u ngritur kundër tiranit të kohës së tij dhe kjo, gjithashtu, i  ka frymëzuar ushtarët të luftojnë kundër forcave të Sadamit gjatë asaj lufte që iranianët e quajnë Lufta e  imponuar.

 

Fisnikëria e fesë dhe e kombit tonë është shkaku që dëshmorët e  mbrojtjën gjatë luftës së shenjt tetë-vjeçare  shtetin iranian dhe me ngjyrën dhe aromën e Qerbelasë. Në netët para operacioneve të mëdha ushtarake për të thyer vijat e armiqve, ushtarët iranianë dëgjoheshin  duke u lutur dhe duke qarë 'Ja Hyssejn!'

 

Ai deklaroi se këmbëngulja dhe durimi i Imam Homeinit gjatë kryengritjes kundër regjimit të keq të Pahlavit ishte frymëzuar nga lufta dhe përpjekjet e Imam Hyssejnit. Disa njerëz i thanë Imam Homeinit se Kryengritja e tij kurrë nuk do të ketë sukses, por ai me dashuri vendosuri për të vazhduar në rrugën e xhihadit të madh dhe ai ishte i suksesshëm. Ndjekësit e tij të sinqertë janë ata të cilët hodhën granata nën tanket e armiqve dhe u martirizuan, shpjegoi Ajetullah Xhevadi – Amoli.