Kurs për femra për komentimin Kur'anit në Dubai
Një kurs edukativ për interpretimin e Kur'anit të Shenjtë është mbajtur për mësueset e Kur'anit në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas gazetës Al-Bajan, Qendra Islamike-Kulturore Haxha Bint Al Hussein në bashkëpunim me Departamentin e Çështjeve Islame dhe Aktiviteteve Bamirëse ishin organizatorët e kursit.
73 mësueset e Kur’anit të Qendrës Islamike-Kulturore dhe qendrave tjera fetare-kulturore ishin pjesëmarrëse në këtë kurs edukativ.
'Bin Abdullah Al-Saree' Muhammed bin Sari, kreu i Departamentit të Shkencave Kur'anore në Kolegjin e Parimeve Fetare në Universitetin Islamik Muhamed bin Saud, ishte instruktori kryesor i kursit dy-ditorë.
Hana 'Al-Falasi, udhëheqëse e qendrës tha se kurse të tilla janë planifikuar nga qendra me qëllim të promovimit të aftësive të mësueseve të Kur'anit në fushat e njohurive të Sheriatit, të Kur'anit dhe të komentimit të Kur’ani.