Palestine

Grupi i parë i haxhinjve nga Gaza u nis për Qabe

Grupi i parë i haxhinve palestinezë nga Rripi i Gazës u nis të enjten në rrugën për në Arabinë Saudite për në haxhillëk.

 

Haxhinjt palestinezë kaluan kufirin Rafah, vend-kalim kufitar me Egjiptin, në rrugën për në Arabinë Saudite, tha për agjencinë Anadolu, Maher Ebu Sabha, kreu i autoritetit palestinez  për vendkalimet kufitare. Ai tha se grupi i parë përfshin 266 haxhinj.

 

Nga ana e tij, Zëvendës Ministri Palestinez i Çështjëve Fetare, Hassan al-Saifi tha se rreth 2.508 haxhinj nga Rripi i Gazës do të shkojnë në haxhillëk në Arabinë Saudite këtë vit.

 

Ai tha se prej 6.280 palestinezëve që do të kryejnë haxhillëkun këtë vit,  duke përfshirë 1.000 prej tyre që do të financohet nga qeveria saudite.

 

I vendosur në kufirin mes Gadishullit Sinai të Egjiptit dhe Rripit të Gazës, vend-kalimi kufitar, Rafah, është kthyer në një pikë e cila ka lënduar  marrëdhëniet egjiptiane-palestineze disa vjet.

 

Vend-kalimi, i cili është dedikuar për lëvizjen e personave, produkteve ushqimore dhe mjekësore, ka qenë në shumicën e kohës i mbyllur nga autoritetet egjiptiane, veçanërisht që nga rrëzimi i kryetarit të zgjedhur, Muhammed Mursi, i rrëzuar nga pushteti ushtarak i Egjiptit në vitin e kaluar. 

 

Banorët e Gazës gjithmonë janë ankuar se mbyllja e vend-kalimit kufitar ju sjellë vuajtje, madje edhe më të këqija se bllokada Izraelite e Rripit të Gazës. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}