Konservatori iranian thotë se SHBA-të kanë nevojë për Iranin
Amir Mohebian është një nga zërat më të njohur konservativë të dy dekadave të fundit. Ai u doli si një kritik i reformistëve pas zgjedhjes së Muhamed Khatamit në vitin 1997. Një profesor i fiozofisë perëndimore në Universitetin Islamik të Azadit, Mohebian ka qënë gjithashtu edhe një nga botuesit e gazetës konservatore Resala dhe ka thelemuar Qëndren Arya, një think-tank për Studime Strategjike. Ai aktualisht është kryeredaktor i Agjencisë së Lajmeve Arya.
Mohebian është një nga themeluesit e Partisë Mendimtarët Modernë të Iranit Islamik, e cila konsiderohet një parti moderniste dhe konservatore e moderuar. Mendimtarët Modernë mbështesin drejtësinë shoqërore dhe lirinë. Përpiqen t’i zgjidhin problemet me anë të dialogut me eliten politike. Partia mbron politikat pro të vafërve me qëllim uljen e varfërisë dhe diskriminimit në Iran.
Mohebian është një figurë e moderuar në mesin e principalistëve. Kanalet televizive shtetërore shpesh e ftojnë për të debatuar për figurat reformiste. Organizatat studentore e thërrasin për të folur për çështje të ndryshme.
Në një intervistë për Al-Monitor, Mohebian tha se politika e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme në 10 vitete e fundit i ka leverdisur Iranit. Ai gjithashtu pohoi se fuqia rajonale e Iranit është nje “realitet” që Shtetet e Bashkuara duhet ta pranojnë, pasi Uashingtoni tani gjendet në një pozitë ku ka nevojë për Iranin. Ai më tej theksoi se nëse arrihet një marrëveshje për programin bërthamor, aftësia e Iranit për të eksportuar gaz mund ta detyrojë Rusinë të ndërrojë politikat e saj.
Intervista e plotë:
Al-Monitor: Ish-Sekretari i Shtetit Henry Kissinger tha në një intervistë për NPR [Radion Kombëtare Publike], duke diskutuar rreth librit të tij të ri, “Rendi Botëror,” se Irani është një kërcënim më i madh për rajonin se Shteti Islamik (IS). Duke parë se tani Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë një mundësi unike për të bashkëpunuar në Irak, meqënëse po përballen me një armik të përbashkët, çfarë mendoni se e shtyu Kissingerin të bënte një koment të tillë?
Mohebian: Komentet e Kissingerit, më shumë se sa një rezultat i një analize shkencore dhe objektive, reflektojnë shqetësimet e qeverisë së Izraelit dhe atë që ata po mundohen të projektojnë në mënyrë që të ndikojnë te opinioni publik.
Llogjika e brendëshme e zyrtarëve izraelitë është se Irani ka tre karakteristika që ISIS-i nuk i ka. Së pari, Irani, ndryshe nga ISIS-i, është një qeveri e formuar. Së dyti, Irani gëzon një farë mbështetjeje kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, që është e pakrahasueshme me atë që ka ISIS-i. Së treti, Irani është një sistem legjitim që sillen në mënyrë të llogjikshme dhe që kundërshton Izraelin. ISIS-i, nga ana tjetër, është një organizatë e krijuar që sillet në mënyrë irracionale dhe pjesërisht është krijuar dhe organizuar nga vetë Izraeli dhe për këtë arsye nuk ka origjinalitet. Kjo është aryeja pse Irani konsiderohet si një kërcënim më i madh se ISIS-i.
Ky është një këndvështrim thjeshtëzues. Para së gjithash, Irani ka një sistem politik që fuksionin brenda sistemit ndërkombëtar dhe prandaj sjellja e tij është llogjike dhe e kuptueshme. Nga ana tjetër, aryeja kryesore e ekzistencës së ISIS-it është përhapja e frikës dhe mbështetet te emocionet në kundërshtim me llogjiken. Prandaj, ISIS-i është i paparashikueshëm. Së dyti, ISIS-i është një projekt perëndimor që shkoi keq në Siri... Shtetet e Bashkuara kanë treguar se janë të afta të krijojnë lëvizje radikale kundër armiqve të vet, por nuk janë në gjendje t’i kontrollojnë këto lëvizje për shkak të mosnjohjes së mënyrës së tyre të të menduarit. Prandaj, këto lëvizje zakonisht dështojnë dhe kthehen kundër vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikë. Al-Kaeda është një shembull i mjaftueshëm për këtë rast. Izraeli e din këtë fakt, por interesohet më shumë për sigurinë e qytetarëve izraelitë se atyre të Shteteve të Bashkuara. Së treti, Irani po përpiqet të ulë tënsionet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që ISIS-i sapo ka filluar të krijojë tensione. Për këtë arsye, është e llogjikshme për Shtetet e Bashkuara të rekrutojnë Iranin si një aleat në përpjekjet e tyre për të eliminuar ISIS-in. Megjithatë, Izraeli bashkë me disa vende arabe në rajon janë shumë të shqetësuara rreth idesë së afrimit të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Tani na mbetet të shohim nëse Shteteve të Bashkuara u intereson më shumë siguria e qytetarëve të vet, apo teorite e konspiracionit të Izraelit.
Al-Monitor: A mendoni se nëse Irani arrin të zgjidhë problemet e tij me Shtetet e Bashkuara, kjo do të ndryshojë balancën e fuqisë në fajon në favor të shiitëve në Bahrein dhe muslimanëve në Palestinë, duke parë se qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet Bahreinin dhe Izraelin?
Mohebian: Irani e kupton se Shtetet e Bashkuara janë në mes të një serie ngjarjesh strategjike në rajon dhe ka nevojë që të afrohen me Iranin në mënyrë që të zgjidhë problemet e veta. Prandaj, nuk ka nevojë të ofrojë asnjë avantazh, por vetëm ka nevojë të presë. Koha i ka kthyer gabimet strategjike të Shteteve të Bashkuara në favor të Iranit. Për më shumë se 10 vjet, të gjitha veprimet e Shteteve të Bashkuara kanë pasur një ndikim pozitiv për Iranin. Eliminimi i Saddamit [në Irak] dhe Talebanëve [në Afganistan] i hapi dyert Iranit në rajon. Paaftësia e tyre për të kuptuar prioritetet e tyre në Siri, e bëri Iranin fuqinë numër një në rajon. Në vend që të veprojë në bazë të emocioneve, Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë se Irani është një realitet i fuqishëm në rajon. Rajoni ka ndryshuar dhe kushdo që nuk e pranon këtë realitet do të eleminohet.
Al-Monitor: Pasi u pushtua Mosuli, të gjithë fajësuan [kryeministrin iraken] Nuri al-Malikin. Tani ai ka ikur dhe një administratë e re është në detyrë. Megjithatë, akoma nuk po shohim një Iran në paqe. Si mund të mbahet paqja në Irak? Kjo është diçka që edhe qeveria iraniane e don.
Mohebian: Forcimi i lëvizjes kombëtare, shpërndarja e pushtetit në mënyrë të llogjikshme dhe krijimi i unitetit mes fraksioneve të ndryshme.
Al-Monitor: A jeni optimist për rezultatin e negociatave bërthamore?
Mohebian: Nëse Shtetet e Bashkuara i shohin negociatat si një paketë strategjike e cila mund të ndihmojë në uljen e tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, e të lërë menjanë detajet, atëherë negociatat do të kenë sukses. Megjithatë, nëse Shtetet e Bashkuara nuk arrijnë t’i shohin ndryshimet në Lindjen e Mesme, rolin e rëndësishëm të Irani në marrëdhëniet me vendet e tjera të rajonit dhe Rusinë, atëherë negociatat nuk do të kenë sukses.
Al-Monitor: A mendoni se kriza në Ukrainë dhe rritja e diferencave mes anëtarëve të Organizatës së Aleancës Veri-Atlantike [NATO] dhe Rusisë e kanë bërë të mundur për superfuqitë që të arrijnë një marrëveshje për të rritur tensionin ndaj Iranit?
Mohebian: Me rritjen e vendeve që janë me saksione, këto sanksione janë bërë të paefektshme, dhe prandaj politika e kontrollit të sjelljes së nje vendi me anë të sanksioneve është bërë e padobishme. Me rritjen e saksioneve kundër Rusisë, këto saksione nuk do të dëmtojnë më Iranin si më parë. Nëse rasti i Iranit do të zgjidhej dhe gazsjellësi iranian do të zëvendësonte atë rus, Rusia do të humbiste ndikimin e saj mbi Europen dhe do të detyrohej të ndryshonte politikën e saj.
Al-Monitor: Irani është një fuqi rajonale, por brenda vendit, pas zgjedhjeve presidenciale kontroverse në vitin 2009, kemi qënë dëshmitarë të trazirave masive. Pas këtyre incidenteve, [kandidati reformist] Mir Hossein Mousavi ka qënë në arrest shtëpie, ish-presidenti Muhamed Khatami nuk mund të largohen nga vendit, ndërsa ish-presidenti Ayatollah Akbar Hashemi Rafsanjani është menjanuar. Madje, regjimi ka akuzuar disa individë me lidhje të afërta me Mhamud Ahmedinexhadi se kanë qënë pjesë e rebelimit. Çfare medoni se duhet të bëjë republika islamike në mënyrë që të krijojë stabilitet?
Mohebian: Në mënyrë që të zgjidhë problemet e tij strategjike dhe ndërkombëtare, Irani ka nevojë që të unifikojë strukturën e tij vendimmarrëse, gjë të cilën e ka bërë.
Al-Monitor: Ka prova që tregojë se lideri suprem nuk është optimist për negociatat. Kjo ka ndodhur pasi u zgjodh [Hassan] Rouhani me premtimin se do të ulte tensionet dhe do të zgjidhte krizen ekzistuese. Brenda strukturës së Republikës Islamike, ka gjithmonë mosmarrëveshje mes këtyre fraksioneve që janë të zgjedhura direkt nga populli dhe atyre të caktuara nga lideri suprem. A mund të komentoni rreth pretendimit se Irani e ka të unifikuar strukturën e tij vendimmarrëse kur vjen puna të çështje të rëndësishme strategjike dhe ndërkombëtare?
Mohebian: Ka dy arsye kryesore pse lideri suprem nuk është optimist rreth këtyre negociatave. E para, historia ka treguar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një kuptim të qartë të mënyrës së të menduarit të iranianëve, dhe kurdo që Irani është sjellë në mënyrë radikale, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar diskutime dhe negociata. Nga ana tjetër, kurdo që Irani ka ecur përpara, Shtetet e Bashkuara e kanë marrë këtë si shenjë dobësie dhe i kanë rritur kërkesat e tyre. E dyta, lideri suprem e di se nëse ai do të tregohej optimist dhe i interesuar, kjo do të interpretohej si një shenjë dobësie, sikur të ishte dorëzuar e gjithë udhëheqja. Nëse ndodh kjo, Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të kërkojnë më tepër, e do të shkojnë aq larg sa do të kërkojnë edhe pistoletat. Lideri suprem po vepron me mençuri, pasi edhe pse ka miratuar bisedimet, ai po ruan të drejtën për të reaguar në përputhje me rrethanat nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të shtojnë kërkesat.
Më e rëndësishme është se brenda strukturës politike komplekse të Iranit, presidenti është simboli i votës së popullit, ndërsa lideri suprem është simboli i ideologjisë dhe i vullnetit të udhëheqjes. Sigurisht, liderit suprem i takon fjala e fundit për çdo gjë.
Al-Monitor: Forcat konservatore zakonisht i theksojnë çështje të tilla si shamia, mbikqyrja e internetit dhe ndarja gjinore në vendin e punës. Reformistët, nga ana tjetër, thonë se janë duke mbrojtur lirinë. A keni frikë se principalistët [parimorët] do të humbasin votën e brezit të ri për shkak të këmbënguljes së tyre për të vënë kufizime të tilla si mbikqyrja e internetit apo shamia?
Mohebian: Principalistët nuk janë të bashkuar. Principalistët e moderuar mbështesin përdorimin e arsyeshëm dhe me rrezik të ulët të mediave sociale dhe teknologjisë. Sigurisht, ekziston një fraksion radikal që mbështet idenë e kontrollit me anë të presionit maksimal. Megjithatë, udhëheqja në tërësinë e saj nuk e mbështet këtë politikë, megjithatë, i lëjon ata të shprehin pikëpamjet e tyre.
Burimi: Al Monitor