Kulturë

Radio Mauritania me program me mësime të Kur’anit dhe Hadithit

Një seri e programeve arsimore të Kur'anit të Shenjtë dhe të Traditës së Pejgamberit, Muhammedit (a.s.), Sunnetit, është planifikuar për t’u transmetuar në Radio Mauritania.

 

Sipas agjencisë së lajmeve të Mauritanisë (Mauritanian News Agency), programet shkencore janë përgatitur me qëllim të zhvillimit, përhapjes, të njohurive të Kur'anit dhe hadithit në shoqëri përmes aplikimit të teknologjive moderne.

 

Ceremonia e hapjes së programeve u zhvillua me pjesëmarrjen e Sejjid Ahmed Walad Ehli Davoud, Ministri i Çështjeve Islame dhe Arsimit të Mauritanisë, si dhe një numër figurash të shquara dhe drejtorët e mediave.

 

Paraqitja, përhapja e vlerave fetare, besimit Islam, traditës, dhe mënyra e jetesës në shoqëri është një tjetër objektiv i programeve.

 

Radio, gjithashtu, ka në plan të paraqesë virtytet e dijetarëve dhe ekspertëve të shkencave të hadithit.

 

Muhammed Shejh Valad Sajjidi Muhammed, drejtori i përgjithshëm i Radio Mauritanisë, tha se në këtë drejtim programet janë të përgatitura sipas udhëzimeve të Muhammed Valad Abdulaziz, kryetari i Mauritanisë.