Premtohen shërbime cilësore për haxhinjt në Medine
Për lehtësimin e vështirësive: Governatori i Medinës, Princi Faisal bin Salman, i shoqëruar nga Adnan Al-Mazroue, rektor i Universitetit Taibah, duke vizituar Ekspozitën e Shërbimeve të Haxhit.
Medine: Jusuf Muhammed
Governatori i Medines, Princi Faisal bin Salman, kryetar i Komitetit të Haxhit për Medine hapi Ekspozitën e 7-të me titull: “Partneriteti për Zhvillimin e Haxhit” në pjesën jugore të Xhamisë së Pejgamberit, të mërkurën, për të nxjerrë në pah cilësinë e shërbimeve që janë në dispozicion për haxhinjt këtë vit.
Rektori i Universitetit Taibah, Adnan Al-Mazroue dhe zyrtarë të tjerë të lartë ishin, gjithashtu, të pranishëm. Ekspozita përfshin më shumë se 40 agjenci qeveritare, private, bamirëse dhe vullnetare.
Pas prerjes së shiritit për të hapur hapur ekspozitën, princi vizitoi disa pavione dhe u informua mbi shërbimet e ndryshme direkte dhe indirekte të ofruara për haxhinjt. Aspekte kulturore, historike, të trashëgimisë të Haxhit janë paraqitur në ekspozitë, gjithashtu.
Princi dëgjoi për përpjekjet që po ndërmerren në ekspozitë për të informuar qytetarët dhe punëtorët që ofrojnë shërbime të Haxhit për cilësitë të përcaktuara nga qeveria.
Ekspozita synon të hedhë dritë mbi përpjekjet e mëdha të qeverisë, të Kujdestarit të dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Abdullah, për të shërbyer mysafirët e Allahut dhe vizitorët në Xhaminë së Pejgamberit. Përveç kësaj, ai vuri theksin në partneritetin ndërmjet departamenteve qeveritare dhe agjencive private për të arritur nivele shumë të larta të shërbimeve të haxhinjve. Ekspozita, gjithashtu, ofron shërbime të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme për haxhinjt dhe vizitorët në ekspozitë, dhe kërkon të forcojë aspektet kulturore të Haxhit, tha kryetari i Komitetit të Përhershëm për Shërbime të Haxhit dhe Umres, në Universitetin Taiba, Abdullah Damfo.
Ekspozita do shpërndan informacione mbi cilësinë e shërbimit për publikun e gjerë përmes broshura, CD-ve dhe publikimeve.