Assad: Princi Bandar, mbështet terrorizmin, dëshiron të shkatërrojë Sirinë
Kryetari i Sirisë, Bashar al - Assad tha se
Damasku do të marrë pjesë në Konferencën e Paqes që ka për qëllim dhënien fund
të konfliktit aktual, duke theksuar se vendi i tij nuk do të dorëzohet para presionit
dhe nuk do të ndalojë operacionin ushtarake kundër grupeve të armatosura të mbështetura
nga huajt.
Gazeta e përditshme Libaneze, ad -
Diyar citoi udhëheqësin sirian të ketë thënë se Siria ka për të mbrojtur veten
kundër Tekfiristëve. Ai akuzoi një anë Arabinë Saudite, të kryesuar nga princi
Bandar bin Sultan dhe Ministrin e Jashtëm Saud al -Faisal , se punojnë për të
rrëzuar regjimin sirian, mbështesin terrorizmin dhe përpiqen për shkatërrimin e
Sirisë për shkak se ajo qëndron dhe lufton.
Duke folur para delegacionit të partive
libaneze dhe Arabe në Damask, Assadi theksoi rëndësinë e arritjeve ushtarake të
Ushtrisë Siriane e cila ka kryer në disa
fusha, sidomos në rrethin e Halepit dhe në rrethin e Damskut (Kalamun).
Ndërkohë, ai siguroi se ushtria po
kryen operacione ushtarake në Qalamun, nuk do të ndalet deri në fitore.
Kryetari i Sirisë pranoi se ka pasur
disa gabime të kryera nga qeveria , por theksoi se Tekfiristët nuk duan të
merren me këto gabime.
Qëllimi i Takfiristëve është për të shkatërruar Sirinë dhe për të sjellë
poshtë rolin e saj, dhe këtë ata janë duke bërë tani me përkrahjen e huaj. Në fillim në konfliktit qeveria siriane ishte
përgjigjur kërkesave të popullit, por terroristët kishin qëllime tjera, i tha
Assadi delegacionit.
Disa na sigurojnë se janë
neutral ( në pikpamje të konfliktit sirian, ) sidomos Jordani. Por faktet janë
të kundërta me fjalët e tyre miqësore, shtoi presidenti Assad .
Në këtë kontekst, Assadi zbuloi se ka ftesë ndërkombëtare dhe kontakte midis
Sirisë dhe disa vendeve tjera.
Ai vuri në dukje se rënia e rolit aktiv të partive politike arabe në shoqëritë e tyre brenda viteve të fundit ka mundësuar rritjen mendimeve ekstremiste dhe lëvizje të tilla të përhapen nëpër botën arabe.