Hapja e Seminarit Islam, 2014, në Londër
Këtë vit, mbi vetë kanë aplikuar për të studiuar në Havza, dhe pas një shqyrtimi të plotë dhe intervistës, 65 aplikantë janë pranuar dhe kanë filluar shkollimin Havza.
Seminari Islamik i Anglisë e ka lëshuar deklaratën e mëposhtme:
Këtë vit, mbi 100 vetë aplikuan për të studiuar në Havza, dhe pas një shqyrtimi dhe intervistës, 65 aplikantë janë pranuar dhe kanë filluar shkollimin Havza.
Për të shënuar këtë rast të veçantë, Havza Ilmijja mbajti një ceremoni të hapjes në të cilën studiues të respektuar, mësuesit dhe nxënësit morën pjesë për të shënuar fillimin e vitit akademik. Studiuesit e pranishëm, mes tyre, Shejh Dr. Shomali, Shejh Zafar Abbas, Shejh Fartousi, Sejjid Ali Reza Rizvi, Shejh Xhafer Nexhm, Sejjid Said Halhhali, Shejh Mirza Abbas dhe Shejh Muhammed Ali Ismaili.
Duke folur për studentët e Seminarit Havza, dijetar i madh, Mevlana Shejh Zafar Abbas, bisedoi përzemërsisht duke theksuar përvojën e tij jetësore në shërbim të Seminarit Havza dhe përgëzoi të gjithë ata që i janë bashkuar Seminarit Havza.
Përveç kësaj, studentët kanë përfituar nga Kryesuesi i Maxhlisit të Ulemave të Evropës, Sejjid Ali Reza Rizvi, i cili mbajti një fjalim
frymëzues për rëndësinë, sinqeritetit dhe për synimet e pastra për ata që kanë zgjedhur të nisin studimet në Seminarin Havza, duke dhënë shembuj nga jeta e tij si student në Havza.
Më në fund, studentët patën privilegjin të përfitojnë nga një bisedë e drejtorit të Qendrës Islamike të Anglisë, Hujjat ul-Islam Val-Muslimin Shejh Shumali, i cili i foli në lidhje me historinë e Seminarit Havza Ilmijja të Anglisë dhe, gjithashtu, paraqiti pikat e rëndësishme në lidhje me përgjegjësinë që bie mbi supet e atyre që kanë hyrë në këtë udhëtim.
Kreu i Seminarit Hawza Ilmijja i nderoi përpjekjet e mëparshme që vunë themelet dhe tha se me trashëgiminë e madhe, shfrytëzimin e dijes së dijetarëve, ne do të përpiqemi për të adresuar çështjet problematike me të cilat përballen myslimanët në Perëndim.
Shejh Shumali, gjithashtu, theksoi rëndësinë e ruajtjës së mjedisit, një strehë
shpirtërore për stafin dhe studentët dhe duke shpresuar se kjo do të jetë një
nismë për të përhapur Dritën e Islamit për të gjithë, myslimanët dhe
jomyslimanë.
Ne lutemi që studentët e Seminarit Havza të marrin një përvojë të dobishme në Seminarin Havza dhe të rriten edhe shpirtërisht dhe në mënyrën akademike të jenë në gjendje për t’i shërbyer komunitetit në vitet që vijnë.