Liban

Sayyed Nasrallah: Qeveria duhet të negociojë me rrëmbyesit nga pozicioni i të fortit

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sayyed Hasan Nasrallah theksoi se rasti i rrëmbimit të ushtarëve është humanitar dhe kombëtar e nuk ka të bëjë me një sekt të caktuar, fushë apo fraksion politik, por “ka të bëjë me të gjithë libanezët.”

Sayyed Nasrallah vuri në dukje se që nga fillimi, të gjitha forcat politike, brënda dhe jashtë kabinetit [qeveritar] dhe mediat duhet ta kishin ngritur në nivelin e duhur këtë rast.

“Qëllimi i të gjithëve duhet të jetë kthimi sa më parë i trupave [ushtarake],” shtoi Sayyed Nasrallah. “Fatkeqësisht, disa parti e kanë shndërruar këtë rast në një debat substancial, nxitje sektare dhe në shtrembërim të fakteve. Ata kanë bërë kërkesa që i tejkalojnë edhe ato të vetë rrëmbyesve.”

Liberi i Hezbollahut shtoi se partia zakonisht e shmang të folurit në publik në raste kritike, si ajo e pengjeve të Azazit, megjithatë, ajo që ka ndodhur në rastin e ushtarëve të rrëmbyer na ka detyruar të flasim në publik rreth kësaj.

Sayyed Nasrallah vuri në dukje se një nga arsyet që e shtyu atë të flasë në publik ishte mbrojtja e dinjitetit të ushtrisë dhe familjeve të të rrëmbyerve si dhe të martirëve, e po ashtu edhe shtrembërimet që shoqërojnë këtë rast.

Sulmi terrorist kundër pikës së ushtrisë në Arsal iu atribua në mënyrë të rreme arrestimit të komandantit të militantëve Imad Joumaa, pasi- sipas hirësisë së tij - një sulm i tillë ka nëvojë për shumë përgatitje.

Sayyed Nasrallah ngushëlloi familjet e martirëve të ushtrisë, përfshirë Abbas Medleg, Ali al-Sayyed Muhamed Hamiyeh, duke vlerësuar qëndrimin kombëtar të baballarëve të tyre dhe sakrificat e tyre.

Sayyed Nasrallah theksoi se qeveria libaneze është përgjegjëse për përballimin e krizës dhe të gjitha forcat politike duhet ta mbështesin atë, duke shtuar se është normale të angazhohesh në negociata. Ne kemi negociuar në mënyrë indirekte për të rrëmbyerit dhe trupat e martirëve.”

“Kjo është një qasje normale. Ne kurrë nuk e kemi hedhur poshtë parimin e negociatave.”

“Kushdo që ju thotë se Hezbollahu ka refuzuar parimin e negociatave, ka gënjyer për arsye politike. Ne kurrë nuk e kemi hedhur poshtë parimin e negociatave.”

“Që nga ditët e para, ne kemi thënë se negociatat duhet të bëhen nga pozicioni i të fortit. Askush nuk duhet të negociojë me rrëmbyesit nga një pozitë dobësie. Të gjitha kartat e forcës duhet të vihen në tryezë përpara se të shkohet të negociatat.”

“Ndërmjetësuesit dhe rrëmbyesit duhet të informohen për kartat e forcës së libanezëve,” deklaroi hirësia e tij. “Libani është duke vuajtur prej javësh nga një poshtërim politik për shkak të disa praktikave politike.”

“Pala negociuese duhet të studiojë kërkesat e rrëmbyesve. Disa mund të jenë të pranueshme, e disa të tjera jo; këto kërkesa duhet të diskutohen.”

“Askush nuk po e adreson këtëçështje, ndërkohë qëçështja e rrëmbimit të ushtarëve shkon drejt një skenari të vetëm. Ne shpresojmë që ky rast të qëndrojë larg ankandeve dhe llogarive [politike].”

“Është e drejta e shtetit të refuzojë negociatat, ndërkohë që rrëmbyesit vazhdojnë të vrasin dhe therin.”

Rrëmbyesit terroristë theren ushtarët e rrëmbyer, sepse synimi i tyre ishte të nxisin përçarje në të gjithë vendin, paralajmëroi Sayyed Nasrallah.

“Sulmi ndaj refugjatëve sirianë dhe rrëmbimet janë të papranueshme, pasi ato u shërbejnë interesave të terroristëve dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare.”

Sayyed Nasrallah vuri në dukje se kur Hezbollahu lajmëroi se po lufton në Al-Kuseir, disa e refuzuan këtë lajmërim, por “ ne deshëm që nga fillimi  që ta distanconim Libanin nga kriza në Siri dhe u bëmë thirrje atyre që deshën të na luftonin që të shkonin në Siri.”

Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut vuri në dukje se partia është kundër ISIS-it dhe të gjitha grupeve tekfiriste, megjithatë ai deklaroi se (Hezbollahu) ka gjithashtu një pozicion parimor kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane.

Sayyed Nasrallah theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk janë moralisht të kualifikuara që të drejtojnë një koalicion anti-terrorizëm, sepse ata janë nëna e terrorizmit dhe mbështesin entitetin terrorist (entitetin izraelit). E gjithashtu kanë marrë pjesë në krijimin e grupeve terroriste në Siri, Irak dhe në vende të tjera.

Sayyed Nasrallah tha se ky koalicion ndërkombëtar është krijuar për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara në kurriz të vendeve arabe dhe qeverive të tyre, duke theksuar se një koalicion i tillëështë nje pretekst për një ndërhyrje të huaj në rajon.

“Libani nuk duhet të jetë pjesë e këtij koalicioni ndërkombëtar të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse rrezikon interesat e veta.”

Sayyed Nasrallah theksoi se ata që duan të mbështesin Libanin mund ta bëjnë këtë nëpërmjet tri pikave: ndërprerjen e finacimeve për terroristët; ndalimin e trajnimit, armatimit dhe dërgimit të luftëtarëve në Liban; përshpejtimin e mbështetjes ushtarake për ushtrinë; dhe të ndihmojnë libënezët në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Lideri i Hezbollahut pohoi se terroristët nuk mund ta sulmojnë kurrë Libanin dhe nuk janë nëgjendje të arrijnë Bejrutin dhe qytete e zona të tjera të vendit, duke shtuar se libanezet zotërojnë të gjitha kapacitetet për të luftur dhe për të mundur terrorizmin.

Sayyed Nasrallah u bëri thirrje të gjithë libanezëve të bashkohen kundër kërcënimit terrorist.

Sayyed Nasrallah në fund përshëndeti fitoren dhe durimin e Gazës dhe përgëzoi jemenasit për marrëveshjen kombëtare, duke e përshkruar këtë si një mundësi historike për ta nxjerrë Jemenin nga problemet e tij të ndërlikuara.

Burimi: Al Manar