Kine

Mbi 14. 000 myslimanë kinezë në Haxh

Autoritetet thonë se 12.000 haxhinj tashmë janë nisur në mënyrë të organizuar nga qveria, por numri ka kaluar tashmë 14.000.

 

Më shumë se 14.000 muslimanë kinezë pritet të nisen për qytetin islamik të shenjtë të Mekës, në Arabinë Saudite, për të kryer haxhin vjetor, për të vizituar Qaben e Shenjtë.

 

Autoritetet thonë se 12.000 haxhinj tashmë janë nisur në mënyrë të organizuar nga qeveria,  por numri i hanxhinjve ka kaluar 14.000.

Kjo shifër, natyrisht, nuk përfshin ata që kanë hyrë në mënyrë të pavarur ose me organizata të tjera.

 

Sipas agjencisë Xinhuanet, një aeroplan çarter me 297 muslimanë kinezë nga Rajoni Autonom i Mongolisë, në Kinën veriore, u nisë të mërkurën në mëngjes nga Pekini për Mekë.

 

Ky ishte një nga 94 fluturimet e rregulluara për të transportuar haxhinjt për në Mekë. Gjithshtu, 50 funksionarë, zyrtarë kineze do të  marrin pjesë në Haxh  midis 3 tetorit dhe 7 tetorit 2014.  

 

Organizimi i udhëtimit të Haxhit të këtij viti nga Kina është ndërmarrë nga të dy të qeveritë, qeveria qendrore dhe ajo lokale në bashkëpunim me agjencitë private të udhëtimit.

 

Çdo musliman i cili është fizikisht dhe financiarisht në gjendje për të kryer Haxhin është e nevojshme për ta bërë këtë të paktën një herë në jetën e tyre si një obligim fetar.  

 

Çdo vit, miliona myslimanë nga e gjithë bota mblidhen në Qabe, në Mekë, për të përmbushur këtë obligim fetar, atë çfarë konsiderohet të jetë tubimi më i madh multi-kulturorë në botë.