Myslimanët gjerman tubim për Paqe
Tubimi ka për qëllim për të ndryshuar mendjen e të rinjve gjerman që mos të bashkohen m ISIL-in dhe të dënojnë radikalizmin.
Duke marrë një hap përpara për të përfaqësuar imazhin e vërtetë të besimit të tyre, myslimanët gjermanë kanë njoftuar planet për të mbajtur një tubim mbarëkombëtar duke bërë thirrje për tolerancë dhe paqe në shtetin me ekonominë më të madhe të Evropës, duke treguar një qëndrim të unifikuar kundër ekstremizmit.
Ne duam t’ju bëjmë të qartë terroristëve dhe kriminelëve se ata nuk flasin në emër të Islamit, tha për Reuters, të martën më 16 shtator 2014, kreu i Këshillit Qendror të Muslimanëve, Aiman Mazyek.
Organizuar nga më shumë se 2000 xhami gjermane, Tubimi i Paqes do të mbahet në shtatë qytete, në Berlin, Hamburg, Mölln, Bielefeld, Oldenburg, Frankfurt dhe Shtutgart të premten, më 19 shtator 2014.
Tubimet, në të cilat do të marrin pjesë udhëheqësit e fesë, grupet shoqërore dhe politikanët, është bashkë-organizuar nga zyrtarë të lartë si Ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere dhe kryebashkiaku i Berlinit, Klaus Wowereit, të cilët pritet të marrin pjesë.
Tubimet anti-ekstremiste kanë për qëllim për t’i ndryshuar mendjen të rinjve gjerman që mos t’i bashkohen ISIL-it dhe të dënojnë radikalizmin.
Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të sillen në mënyrë paqësore, të ngritin zërin e tyre kundër racizmit, të qëndrojnë së bashku për rendin tonë demokratik, të lirë dhe të thonë se nuk ka vend për çfarëdo lloj ekstremizmi, tha zëdhënësi i Këshilli Koordinues Musliman, (KRM), Ali Kizilkazya, i cili u citua nga The Local.
Ne shpresojmë se shembulli i një jetë të qetë në Gjermani do të dërgojë një sinjal pozitiv për zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Militantët e ISIL-it janë dënuar gjerësisht nga muslimanët në mbarë botën të cilët ka mbajtur disa protesta për të shprehur zemërimin kundër grupit terrorist.
Në fillim të muajit, Shejh Ahmed el-Tajib, Imami i Madh i Universitetit Al-Azhar, në Kajro, ka dënuar ISIL-in, duke e akuzuar atë se është duke i shërbyer një komploti sionist për të shkatërruar Botën Arabe.
Dy javë më parë, Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz al-Shejh ka dënuar al-Kaidën dhe xhihadistët e Shtetit Islamik e si ”një armik numër një i Islamit, ” duke u bërë thirrje muslimanëve për të marrë armët kundër anëtarëve të grupit militant.
Sulmet anti-Islame
Demonstrata e së premtes kundër padrejtësisë dhe urrejtjes vjen pas një valë të sulmeve anti-muslimane ku u dogjën pesë xhami.
Së bashku në mitingje të paqes, xhamitë gjermane kanë ftuar njerëzit nga të gjitha besimet që të marrin pjesë gjatë faljes së Xhumasë në të gjithë vendin.
Si shoqëri ne duhet të qëndrojmë së bashku, kur kishat, sinagogat dhe xhamitë sulmohen, tha zëdhënësi i Këshilli Koordinues Musliman, (KRM), Ali Kizilkazya.
Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Europë, pas Francës, kurse Islami është feja e tretë në Gjermani pas krishterimit protestant dhe krishterimit katolik.
Në shtetin gjerman ka në mes 3.8 dhe 4.3 milion myslimanë, që përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë prej 82 milionë banorëve, sipas komisioneve qeveritare.
Gjermanët kanë rritur armiqësinë e tyre ndaj pranisë myslimane në kohët e fundit. Një sondazh i kohëve të fundit nga Universiteti Munster ka zbuluar se gjermanët i shohin myslimanët me më shumë përbuzje, më shumë negativisht, sesa fqinjët e tyre evropianë.
Për më tepër, një studim i publikuar nga Universiteti i Leipzig-ut, në qershorin e kaluar tregoi se 35% e gjermanëve nuk e mirëpresin emigracionit mysliman, duke besuar se emigracioni duhet të ndalohet.
Sulmet anti-myslimane në Gjermani janë në rritje shumë. Të paktën 40 incidente u raportuan në vitin 2013, sipas qeverisë së tanishme.