Mesxhidi el-Haram mikpritës i Garave Ndërkombëtare Kur’anore
Mesxhidi el-Haram, Xhamia e Shenjtë, në qytetin e shenjtë të Mekës do të organizojë edicionin e 36-të Garave Ndërkombëtare Kur’anore në Arabinë Saudite.
Në këto gara pritet të marrin pjesë 138 individë nga 59 shtete, që janë planifikuar për 16-23 nëntor 2014.
Garat do të mbahen në kategoritë: Këndim i Kur'anit, mësimi përmendësh i Kur’anit dhe komentim i Kur’anit, kështu raportoi e përditshmja Al-Riyadh.
Sipas Mansour bin Muhammed el-Samih, një zyrtar i komisionit organizues, thotë se pjesëmarrësit në këtë ngjarje Kur'anore janë përzgjedhur nga radhët e aplikimeve të dërguara përmes qendrave Kur'anore dhe shoqatave në vende të ndryshme.
Ai tha se garat kanë për qëllim të inkurajojnë të rinjtë musliman për të mësuar përmendësh Kur'anin e Shenjtë dhe të meditojnë rreth mësimet të tij.