Garat për hafizë të Kur’anit u mbajtën në Cape Town
Një garë për mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë u mbajt në fillim të kësaj jave në Cape Town, Afrika e Jugut.
Ajo u organizua nga Departamenti i Çështjeve Kur'anore të vendit në bashkëpunim me Shoqatën Botërore të Mësimit Përmendësh të Kur’anit, raportoi e përditshmja al-Bilad.
Në këtë garë morën pjesë 200 hafizë të Kur'anit në kategorinë që përfshinte mësimin përmendësh të Kur'anit, në mësimin përmendësh të gjysmës së Kur’anit dhe në mësimin e pesë gjyzeve (pjesëve) të Kur'anit.
Abdullah Avaliaddin, drejtor i Departamentit për Çështje Kur'anore kryesoi panelin prej pesë anëtarëve të jurisë.
Fituesit u shpërblyen në një ceremoni të zhvilluar në Xhaminë Al-Islam në Cape Town.
Folësit në këtë ceremoni theksuan rëndësinë e mbajtjes së garave të tilla në mënyrë që të promovojmë kulturën Kur'anore dhe mësimin përmendësh të Kur’anit në shoqëri.
Muslimanët përbëjnë më shumë se 2 për qind të popullsisë në Afrikën e Jugut, një vend me rreth 40 milionë banorë.
Në Afrikën e Jugut sot ka mbi 500 xhami, 408 institute arsimore, kolexhe, shkollat private myslimane, qendra për udhëzimeve fetare dhe Kolexhe të Shkencave Islame.
Shumë universitete ofrojnë mësimin e gjuhës arabe dhe studime Islame si pjesë e programit mësimor të tyre akademik.
Muslimanët janë të përfshirë në çdo profesion dhe në çdo fushë të jetës, dhe përpiqem për të luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër aparteidit në qeverinë e post-aparteidit të Afrikës së Jugut.