Egjipt

Universiteti Al-Azhar ka presion nga Selafistët

Universiteti Islamik i Egjiptit, Al-Az-har, ka presion nga ekstremistët  selefistë dhe në një deklaratë thuhet se nuk e miratoi një takim të fundit të një prej dijetarëve të tij me dijetarët  Seminarit të Kumit në Iran.

 

Deklarata thotë se mediat kanë raportuar se Ahmed Karima, një profesor emeritus i Universitetit Islamik Al-Az-har kohët e fundit e ka vizituar qytetin e Kum, në Iran, dhe u takua me dijetarët shia të  Seminarit të Kumit.

 

Deklarat e kritikoi takimin dhe tha se Universiteti Al-Azhar do të marrë masat e nevojshme ligjore kundër tij.

 

Shejh Ahmed Karima bëri një vizitë në qytetin e shenjtë të Kumit javën e kaluar dhe u informua në lidhje me aktivitetet e Seminarit të Kumit.

 

Në takimet e tij me dijetarët në Kum, Shejh Ahmed Karima bëri thirrje për bashkëpunim në mes Seminarit të Kumit dhe Universitetit  Al-Az-har dhe mbajtën një konferencë të përbashkët për përballjen me ekstremizmin.

 

Në vend që të përpiqen për të rritur unitetin mes myslimanëve shi’itë  dhe myslimanëve sunnitë, disa personalitete egjiptiane sunnite dhe institucione, nën presionet nga ana e selefistëve, kundërshtojnë çfarëdo bashkëveprimi me shi’itët.

 

Më parë këtë vit, Shoqata e Egjiptiane e Kënduesëve të Kur'anit kanë kërkuar që kënduesëve të Kur’anit t’i ndalohet shkuarja në Iran.