Egjipt

Gazetari egjiptian nuk gjeti “Kur’an të Shi’ave”

Gazeta e përditshme në gjuhën arabe Al-Ahram botoi një artikull kohët e fundit në lidhje me një nga gazetarët e saj që e përcaktuan të shkon në Iran për të gjetur “Kur’anin e Shi’ave”.

 

Befasi, edhe pse, Muhamedi Shamroukh nuk gjeti asnjë gjë të tillë.

Ajo që e bëri  gazetarin Muhammed Shamroukh të mendoj se shi’itët kanë një Kur'an ndryshe  nga muslimanët tjerë ishte një propagandë kundër-shi’itëve dhe një propagandë kundër Iranit me qëllim për të nxitur përçarje në mesin e muslimanëve për çfarëdo arsye.

 

Vendi i parë që ai kërkoi të shikoi për një Kur'an të ndryshëm nga ai të cilin të gjithë muslimanët e besojnë se është Fjala e Allahut ishte vendi ku Imam Khomeini kur mbërriti në aeroportin e Teheranit.

 

Ai mori një kopje të Kur’anit nga rafti i dhomës për namaz në aeroport dhe filloi ta lexoi.  

 

Unë prisja të shoh, të dëgjoj sure të ndryshme ose ajete tjera.  Kjo ishte ajo që kam menduar atëherë, unë kam lexuar shumë për këtë edhe në lidhje me këtë kundër shi’itët iranianë.

 

Por gazetari nuk gjeti asnjë ndryshim në Kur’an. Ai më vonë ka vizituar xhami të ndryshme në Teheran dhe Isfahan dhe ka inspektuar, kontrolluar me kujdes kopje të Kur'anit, dhe më në fund e kupton se Kur’ani që e lexojnë shi’itët është saktësisht i njëjtë me Kur’anin e myslimanëve tjerë.

 

Gazetari shumë shpejt e kuptoi se ajo që është thënë në Egjipt dhe vende të tjera arabe në lidhje me ekzistencën e një Kur'ani të ndryshëm në mesin e shi’itëve nuk është tjetër vetëm propagandë e pabazë  e cila ka për qëllim krijimin e një atmosfere anti-Irane, anti-shi’ite në këto vende dhe të nxit mosmarrëveshjeve dhe përçarjes në mesin e shkollave islame të mendimit.