Palestine

Zyrtari i Hamasit: Rezistenca palestineze nuk do të ndalet

Një zyrtar i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, Hamas, thotë se strategjia palestineze po vazhdoi rezistencën kundër regjimit sionist.

 

Kryetari i zyrës politike të Hamasit, Halid Mashal, foli të hënën, me rastin e fitores së rezistencës Palestinez në luftën e fundit të sionistëve  në Gaza. Ai falënderoi shtetin libanez dhe qeverinë që qëndruan me popullin palestinez gjatë luftë 50-ditore të regjimit sionist në Rripin e Gazës së bllokuar.  

 

Halid Mashal tha se populli palestinezë  përkrahë vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit në Liban, duke shtuar se ata kurrë nuk do të ndërhyjnë në punët e brendshme të Libanit. Ai tha se qëllimi kryesor i palestinezëve është të kthehet në atdheun e tyre.

 

Shefi i zyrës politike të Hamasit, ndërkohë, ka kritikuar pozicionet e dobëta të disa shteteve arabe gjatë ofensivës së fundit sioniste në Gaza.

 

Gjithashtu, në ceremonitë, përfaqësuesi i Hamasit në Liban, Ali Baraka, dënoi aktin e fundit të terroristëve të ISIL-it për vrasjen e dy ushtarëve libanez. Dhjetëra forcat libaneze të sigurisë janë rrëmbyer nga terroristët ISIL-it në muajin gusht, kur militantët pushtuan një qytet kufitar.