Mbreti Saudit, Abdullah, merr doktoraturën nga Al-Az-hari
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Saud Al-Fejsal merr
doktoraturën në emër të Mbretit Abdullah nga shefi i Universitetit Al-Az-har, qendra
kryesore në botë për dije Islame, me këtë titull nderi nderohet Mbreti
Abdullah, kujdestari i dy xhamive të shenjta. Mbreti Abdullah mori një diplomë
nderi të doktoraturës të hënën, më 8 shtator 2014, si vlerësim për shërbimet e tij
ndaj Islamit dhe myslimanëve dhe mbështetjen e tij për çështjen Islame dhe
programet humanitare.
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Saud Al-Fejsal ka pranuar titullin, doktoraturën, në emër të mbretit gjatë në një ceremonie të zhvilluar në Universitetin Al-Az-har, në Kajro.
Princi Saud shprehu mirënjohjen e mbretit ndaj Universitetit Al-Az-har për këtë nderim. Ai, gjithashtu, e përgëzoi Universitetin Al-Az-har për kontributin që ka dhënë në Botën Islame, si një fanar i dijes Islame që nga themelimi i tij 1.060 vjet më parë.
Princi Saud theksoi rolin e Universitetit Al-Az-har në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, duke ju siguruar udhëzime intelektuale myslimanëve të rinj. Mbreti Abdullah i vlerëson shërbimet e tij për Islamin dhe myslimanët detyrën e tij Islamike, tha princi duke theksuar dashurinë e mbretit për Egjiptin dhe popullin e tij dhe përpjekjet e tij për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e tij.
Ahmed Al-Tajib, Udhëheqësi i Universitetit Al-Az-har, e përgëzoi Mbretin Abdullah për mbështetjen e tij për Egjiptin, për Botën Arabe dhe Botën Islame. Al-Az-hari është i lumtur për të nderuar një njeri të madh arab dhe një sundimtar të shquar dhe të urtë, tha ai në mbledhjen, ku morën pjesë personalitete të shquara.
Ahmed Al-Tajib, gjithashtu, vuri në dukje rolin e Mbretit Abdullah në përballjen me terrorizmin, i cili nxitë dhunë dhe masakra. Ai ju referua fjalimit të fundit të mbretit, duke i bërë thirrje udhëheqësve botërorë për të mundur Shtetin Islamik (IS), militantët dhe terroristët e tjerë.
Duke shprehur arritjet e mëdha të Mbretit Abdullah, rektori i Universitetit Al-Az-har tha këtu përfshihet zgjerimi i dy xhamive të shenjta, formimin e Qendrës Kombëtare për Dialog, nisjen e një qendre për dialog ndërkulturorë dhe ndërfetarë në Austri dhe hapjen e një qendre kundër terrorizmit në Kombet e Bashkuara.
Ai, gjithashtu, theksoi mbështetjen humanitare të mbretit për popullin e Irakut, Sirisë, Gazës, si dhe kontributin e tij bujar për luftimin e varfërisë në botë.
Në dritën e të gjitha që u thanë më lart, Universiteti Al-Az-har është i nderuar për t’i dhënë Mbretit Abdullah një diplomë nderi doktorature në shkencat humane dhe sociale, tha Ahmed Al-Tajib.
Muhammed Abd El-Shafy, kryetar i universitetit, vuri në dukje, gjithashtu, shërbimet e shquara të Mbretit Abdullah për Botën Islame. Ne kemi dhënë një doktoratë nderi për vetëm dy personalitete kryesore në të kaluarën, tha presidenti, duke shtuar se çmimi është dhënë në bazë të rregullave dhe rregulloreve të caktuara.
Ndërkohë, Princi Saud inauguroi ambasadën më të madhe të Mbretërisë Saudite në Kajro dhe tha se kjo do të nxisë bashkëpunimin mes dy shteteve arabe.
Kjo qendër, shtab, nuk është thjesht shtëpi me zyrat e ambasadës me të gjitha degët e saj, por këtu janë të gjitha zyret saudite të punës që veprojnë në Egjipt; kjo do ta bëjë më të lehtë për qytetarët të kontaktojnë ambasadën dhe lehtëson qasjen për vëllezërit e tyre egjiptian dhe të tjerët, tha Princi Fejsal.
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Halid bin Saud tha se ambasada, e cila punëson 250 anëtarë të stafit, është e shpërndarë në një sipërfaqe prej 40.000 metra katrorë. Në ceremoninë e hapjes së ambasadës morën pjesë zyrtarë dhe diplomatë, ai tha se ambasada është e pajisur me teknologjinë më të sofistikuar bashkohore.