Mohohet plani për fluturime për Haxhillëk nga Izraeli
Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil (GACA) i Arabisë Saudite i ka mohuar raportet se aeroportet e saj do të pranojnë fluturime direkte nga Izraeli për këtë sezon të Haxhillëkut.
Zëdhënësi i Autoritetit të Përgjithshëm për Aviacionin Civil (GACA) i Arabisë Saudite, Halid Al-Haibari tha se nuk do të ketë fluturime direkte nga Palestina e okupuar në aeroportet saudite për transportimin e hanxhinjve nga territoret e pushtuara.
Ai tha se hanxhinjtë palestinezë do të transportohen nga aeroportet egjiptiane apo jordaneze. Ose haxhinjtë do të udhëtojnë për në Mekë dhe Medine nëpër rrugë tokësore përmes Jordanit, tha ai.
Halid Al-Haibari ka mohuar raporteve e publikuara në mediat izraelite se do të ketë fluturime të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Arabisë Saudite për herë të parë për transportimin e hanxhinjve për haxhillëk.