Turqi

Erbili është i zhgënjyer me Ankaranë

“Ne e kishim humbur shpresën. Gjatë katër viteve të fundit, ne u kemi thënë njerëzve tanë se Turqia është mikja jonë më e mirë. Por, ne u lamë në baltë kur erdhi prova e parë e vërtetë. Ne kishim shumë nëvojë për ndihmë kur IS [Shteti Islamik] po i afrohej Irbilit. Nuk mendoj se do të ndodhemi ndonjëherë tjetër në një pozitë kaq të vështirë. Zhgënjimi shfaqet kur miku yt nuk të ndihmon.”

Këto ishin fjalët e krahut të djathtë të Massoud Barzanit, kryetarit të QRK (Qeverisë Rajonale të Kurdistanit) dhe presidentit të këshillit, Foud Hussein.

Gjatë takimit tonë në zyrën e tij në Erbil, i thashë Husseinit se do të shkruaja atë që tha. Isha në mëdyshje nëse ndjenjat që sapo dëgjova ishin një paralajmërim për një përiudhë të re mes Ankarasë dhe Erbilit, të cilët kanë bërë përpjekje intensive për katër vjet për lidhje të afërta.

“Sigurisht, mund ta shkruash,” tha Husseini.

Edhe pse kam qënë duke shkruajtur përshtypjet e mia rreth Kurdistanit në Irak, i cili papritmas u gjend duke u përballur me IS pas rënies së Mosulit, e lashë për në fund temën më të nxehtë, e cila tregon se si kurdët irakenë u ndjenë të braktisur nga Turqia kundër ISIS-it.

Të gjithë zyrtarët me të cilët kam folur ishin të lëndur me faktin se Turqia nuk i kishte ndihmuar kur ISIS-i i kishte sulmuar, duke përdorur krizen e pengjeve si justifikim. Husseini bëri të ditur javën e kaluar gjatë një interviste se më datë 2 gusht ai në mënyrë të fshehtë shkoi në Ankara dhe kërkoi ndihmë kundër ISIS-it, por për shkak të zgjedhjeve presidenciale kjo ndihmë nuk u materializua. Kryeministri Nechirvan Barzani u tregua më diplomatik. Ai tha, “Turqia na ndihmoi, por nuk mund të them se kjo ndihmë ishte e mjaftueshme. Prisnim më tepër.”

Në fakt, Ankaraja po jep njëfarë ndihme, duke përfshirë ndihma humanitare dhe mbështetje ushtarake, sidomos gjatë dy javëve të fundit. Por, është e kufizuar dhe me vonesë.

Shqetësimi psikologjik që kjo situatë ka krijuar përbën një shqetësim serioz për Ankaranë, ku i vetmi aleat në rajon është Erbili. Turqia nuk e ka luksin t’i merzisë kurdët. Nga ana strategjike, ata janë aleatët tanë të vetëm.

Nuk ka dyshim se siguria e pengjeve në Mosul është e rëndësishme. Çdokush mund ta kuptoj ndjeshmërinë e Turqisë në lidhje me këtë problem dhe dëshirën e saj për të mbajtur një profil të ulët, si me NATO-n ashtu edhe me rajonin e Kurdistanit. Por, kjo mund të bëhet në mënyrë më të mirë, më diplomatike dhe më me shkathtësi, pa zhgënyer Lindjen apo Perëndimin.

Por, mendoj se kur ISIS-i ishte 22 kilometra afër Erbilit, a nuk ishte e mundur për Ankaranë të dërgonte dy apo tre këshilltarë në Erbil, apo për ushtrinë turke që të telefononte komandantin e pershmergave, të cilin e njohin shumë mirë, për ta pyetur nëse kishin nevojë për diçka? Kaq e vështirë ishte për Ankaranë që të dërgonte në mënyrë të fshehtë ndihmën e saj kur Erbili ishte gati duke rënë?

Kjo është ajo që bëri Irani, tha një zyrtarë i lartë kurd, “Irani na erdhi në ndihmë menjëherë. Ata thanë, “Ne jemi miq të vjetër. Na thoni për çfarë keni nevojë.” “Kryekomandanti iranian Kasim Suleiman po endet nga Bagdadi në Erbil. Suleimani ishte i përfshirë përsonalisht në luftimet përkrah forcave pershmerge për të shpërtuar qytetin Amerli të Turkmemistanit nga ISIS-i.

Çështja e ISIS-it është bërë një problem serioz për politikën e jashtme turke, nga Uashingtoni në Erbil. Kriza e pengjeve është vetëm një aspekt i kësaj. Përtej kësaj, në terma afatshkurtër dhe afatgjatë ekziston rreziku  nga ISIS-i në kufinjtë e Turqisë me Sirinë.

Për Turqinë, bashkimi në frontin kundër ISIS-it është një thikë me dy presa. Nuk mund të lëvizim. Jemi zënë ngushtë në një cep dhe çdo gjë po lëviz shumë shpejt.

Burimi: Al Monitor