Garat Kur’anore Kombëtare për fëmijë dhe të rinj janë planifikuar për javën e ardhshme
Edicioni i 36-të i Garave Kombëtare të Kur'anit në Iran, për fëmijët dhe të rinjtë, do të mbahen në qytetin e Karaxh, 30 kilometra në perëndim të Teheranit.
Sipas Vali Jarahmadi, kreu i Qendrës për Çështje Kur'anore dhe i Organizatës për Çështje Fetare dhe të Bamirësisë, 154 djem dhe 115 vajza do të marrin pjesë në gara në seksione të veçanta.
Ai tha se pjesa e djemve do të mbahet ditën e shtunë, më shtator 13 2014 dhe gara vajzat janë planifikuar për ditën e hënë, më 15 shtator 2014, raportoi agjencia IRIB News.
Zyrtari shtoi se kategoritë e garave janë mësimi përmendësh i Kur'anit, këndimi i Kur’anit dhe Tertil.
Djemtë do të konkurojnë në kategorinë e këndimit të Ezanit (thirrja për namaz-lutje).