Kulturë

Çfarë duhet të di secili në lidhje me Islamin

Një libër me titull Çfarë duhet të di secili në lidhje me Islamin shkruar nga Ajetullah IbrahimAmini është publikuar në faqe të ndryshme të internetit duke përfshirë edhe Barnes & Noble Inc, libërshitësi më i madh me pakicë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Sipas degës së agjencisë IKNA në SHBA, libri është përkthyer dhe publikuar online nga Qendra Kulturore e Iranit në Nju Jork.

 

Amazon.com, ebooks.com dhe apple.com janë disa nga faqet e internetit që ofrojnë librin.

 

Libri është, gjithashtu, në dispozicion në faqen e internetit iBook dhe kush është i interesuar mund të shkarkon falas një kopje të librit për iPhone e tyre apo iPad.

 

Librin e ka përkthyer në anglisht Alamdar Zeidi. Libri u botua nga the Islamic Seminary Inc. in 2014, në New York. 

 

Libri ka 169 faqe, ka një hyrje apo parathënie dhe gjashtë kapituj.

Përmbajtja e libër është si vijon: Një hyrje e Islamit, parimet islame,  adhurimi, besimi Islam, ritualet islame janë disa nga temat e librit.

 

Në kohën kur po rriten aktivitetet anti-muslimane dhe Islamofobia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, botimi i librit është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të paraqitjes së imazhit të vërtetë të Islamit në shoqërinë amerikane.