IRIB ka në plan të nisë TV Kur’ani në gjuhën arabe dhe angleze
Përfaqësuesi i Rrjetit të Transmetimeve të IRIB-it tha se Republika Islamike e Iranit ka në plan të nisë transmetimin TV Kur’ani, program në gjuhën arabe dhe angleze.
Ali Darabi theksoi në ceremoninë e mbylljes së programit Kur’anor për këtë vit, i cili u orgazma nga TV Kur’ani (Persisht) dhe kishte për qëllim mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë.
Ai tha se shefi i IRIB-it ka urdhëruar përgatitjet që duhet të bëhen për krijimin e kanaleve televizive që do të transmetojnë programe Kur'anore në gjuhën arabe dhe në gjuhën angleze.
Ali Darabi i bëri thirrje organeve Kur'anore dhe instituteve, si dhe ekspertëve për të bashkëpunuar me IRIB-in për nisjen e kanaleve Kur'anore.
Ai vazhdoi duke thënë se të dy kanalet, ndër të tjera, do të paraqesin veprimtaritë Kur'anore dhe shërbimet e Republikës Islamike të Iranit në fushat Kur'anore.