Suudi Arabie

Mbreti Abdullah pret mysafirë 1.400 haxhinj nga 70 vende

Një total prej 1.400 udhëheqësve muslimanë nga më shumë se 70 vende do të kryejnë haxhillëkun këtë vit si mysafirë të Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta,  Mbretit Abdullah, tha të martën, Ministri i Çështjeve Islame, Saleh Al-Ashejh.  

 

Mbreti Abdullah na ka udhëzuar që të bëjë marrëveshje për të pritur 1.400 haxhinj nga vende të ndryshme nëpër botë për të kryer Haxhillëkun këtë vit si mysafirë të tij, tha Al-Ashejh.

 

Ai tha se gjesti i mbretit pasqyron kujdesin e tij dhe mbështetjen për myslimanët në të gjithë botën dhe dëshirën e tij për të forcuar solidaritetin Islam duke përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet muslimanëve në vende të ndryshme.

 

Mysafirët e mbretit do të vijnë nga Indonezia, Bangladeshi, Tajlanda, Filipine, Kamboxha, Kirgistani, Sri Lanka, Nepali, Afganistani, Vietnami, Malajzia, Singapori, Mianmar, Maldivet dhe Bosnja-e Hercegovina.

 

Udhëheqësit muslimanë nga Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia, India, Serbia, Suedia, Finlanda, Norvegjia, Irlanda, Islanda, Nigeria, Uganda, Ruanda, Madagaskari, Zambia, Ujdhesat Komore, Kenia dhe Tanzania janë, gjithashtu, në mesin e të ftuarëve të mbretit.

 

Kemi pritur më shumë se 22.000 udhëheqësit muslimanë, duke përfshirë gra, për të kryer haxhillëkun si mysafirë të mbretit në vitet e fundit, tha ministri, duke shtuar se njerëzit e rinj janë zgjedhur për këtë program çdo vit. Mysafirët e këtij viti përfshijnë haxhinjt nga 40 vende të Afrikës, tha ai.

 

Ministria ka marrë çdo masë për të bërë programin sa më të suksesshëm për të ftuarit e mbretit. Ne kemi ngritur disa komisione për këtë qëllim, tha Ministri,  Saleh Al-Ashejh.