Armiqtë e përdorin ideologjinë tekfiriste për të shkaktuar grindje midis muslimanëve
Udhëheqësi suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei ka bërë thirrje edhe një herë për vigjilencë kundër skemave të armikut që mbjellin përçarje në mes komuniteteve myslimane.
Duke ju drejtuar një takimi me zyrtarët iranianë të Haxhit të dielën, Ajetullah Sejjid Ali Khamenei tha se armiqtë janë duke përdorur ideologjinë teakfiriste si një mjet për të shkaktuar përçarje mes muslimanëve si një përpjekje për të devijuar vëmendjen e tyre nga çështja e Palestinës dhe i shërbejnë interesave të regjimit izraelit, kështu raportoi rrjeti i lajmeve Al-Alam.
Ajetullah Khamenei pastaj e përshkroi çështjen palestineze si shqetësimin më të rëndësishme të Botës Myslimane, duke shtuar, Çështja e Palestinës është prioritet i lartë i Botës Myslimane e cila duhet të adresohen gjatë Haxhit.
Udhëheqësi theksoi se myslimanët kanë përparësi në lidhje me çështjen e Palestinës, duke thënë se humbja e regjimit izraelit, si simbol i pushtetit të Perëndimit në rajon, në luftën 50 ditore kundër popullit të rrethuar në Rripin e Gazës ishte një shembull i dukshëm i kësaj çështjeje.
Fitorja e fundit në Gaza tregoi se muslimanët janë të fuqishëm dhe kanë aftësi të mëdha dhe mund të sfidojnë çdo armik dhe mund të mbrojnë veten e tyre, theksoi Ajetullah Khamenei.
Izraeli filloi bombardimin e Rripit të Gazës në fillim të muajin korrik 2014, duke shkaktuar humbje të rënda në tokën palestineze. Pothuajse 2.140 palestinezë, kryesisht civilë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, u vranë në sulmet izraelit. Rreth 11.000 të tjerë u plagosën.
Udhëheqësi tha se fuqitë hegjemoniste janë duke bërë përpjekje dhe duke kurdisur komplote për të futur përçarje në mesin e muslimanëve dhe e përshkroi Haxhin si një mundësi unike për të forcuar unitetin dhe mirëkuptimin në mesin e muslimanëve dhe të zgjidhur dallimet e tyre.