Studiues nga 53 vende marrin pjesë në Kongresin e Përkrahjes së Rezistencës Palestineze
Një kongres ndërkombëtar i dijetarëve muslimanë është planifikuar të mbahet në Teheran në mbështetje të rezistencës palestineze kundër regjimit sionist.
Ajetullah Muhsin Araki, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islam, i cili organizon këtë kongres, tha se Kongresi do të mbahet më 09-10 shtator 2014.
Ai tha se mbi 200 studiues të shquar myslimanë dhe figura politike nga 53 vende do të marrin pjesë në kongres.
Sipas autoritetit të lartë fetar, udhëheqësi i Mexhlisit Iranian, (Kuvendi-parlamenti), Ali Larixhani dhe Kryetar i Këshillit për Përshtatshmëri, Ajetullah Hashemi Rafsanxhani, do të bëjnë hapjen dhe mbylljen e zhvillimeve të kongresit.
Ai ju referua mizorive të regjimit sionist në Rripin e Gazës, në muajt e fundit, duke vënë në dukje se sulmet brutale kundër Gazës së rrethuar, duke çuar në martirizim qindra, mijëra palestinezë.
Ajetullah Muhsin Araki, theksoi se mbështetja e Botës Muslimane për Palestinën, për rezistencën e Gazës është e nevojshme sot.
Ai shpreson se tubimi i madh ndërkombëtar do të çonte në formimin e një lëvizje për të mbështetur rezistencën islamike kundër sionistëve dhe ekstremistëve tekfiristë.