Egjipt

Al-Azhari: ISIL shërbyes i komplotit sionist

Shejh Ahmed el-Tajib.
Shejh Ahmed el-Tajib.

Këta kriminelë kanë qenë në gjendje të transmetojnë në botë një imazh të njollosur dhe alarmantë të muslimanëve, tha Shejh Ahmed el-Tajib.

 

Kajro-

 

Shejh Ahmed el-Tajib, Imami i Madh i Al-Azhar, në selinë më të lartë të mësimit fetar në Botën Sunnite, ka dënuar të ashtuquajturin Shtet Islamik në Irak dhe Levant (ISILl), duke e akuzuar atë se i shërben një “komploti sionist për të shkatërruar Botën Arabe.

 

Këta kriminelë kanë qenë në gjendje të transmetojnë në botë një imazh të njollosur dhe alarmantë të muslimanëve, citohet të ketë thënë Myftiu i Madh, Shejh Ahmed el-Tajib, për Agjencinë France Presse (AFP).

 

Këto grupe fundamentaliste terroriste, pavarësisht emrave të tyre, dhe përkrahësit e tyre janë krijime koloniale që i shërbejnë komplotit sionist për të shkatërruar Botën Arabe.

 

Militantët e Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) janë dënuar gjerësisht nga muslimanët në mbarë botën të cilët ka mbajtur disa protesta për të shprehur zemërimin kundër grupit terrorist.

 

Dënimi i hidhur pasoi pas publikimit të një video të martën, qëllimisht, duke treguar prerjen e kokës të gazetarit amerikan, Steven Sotloff, nga militantët.

 

Kjo ishte prerja e kokës e dytë, në javën e kaluar, pas prerje së kokës së gazetarit, britanik James Foley nga i njëjti grup.

 

Së bashku me Shejhun e Al-Az-harit të Egjiptit, Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz Al Shejh u ka bërë thirrje myslimanëve që të marrin armët kundër anëtarëve të grupit militantë,  si agresorë që abuzojnë jetën, pasurinë dhe nderin e njerëzve.

 

Disa ditë më parë, Myftiu i Madh i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz al-Shejh e ka dënuar al-Kaidën dhe xhihadistët e Shtetit Islamik si armiku një numër i Islamit.

 

Në fillim të muajit, Myftiu i Egjiptit, Sheuki Allam ka dënuar militantët për mizoritë që ata kanë kryer dhe shkeljen e parimeve dhe mësimeve të predikuar nga Islami.

 

Muslimanët sunni dhe shi’i të Indisë janë bashkuar kundër rritjes së ISIL-it, duke pohuar se veprimet e tyre, shkatërrimi i vendeve të  shenjta, mbështetja në sektarizëm dhe ndarjet mes grupeve muslimane nuk mund t'i atribuohet një shtet të vërtetë Islam.

 

Nahdlatul Ulema (NU), grupi më i madh islamik në Indonezi ka dënuar ISIL-in, duke i bërë thirrje qeverisë për të ndërmarrë veprime më të forta kundër përhapjes së mundshme të lëvizjes në Indonezi.

 

Unioni i Studentëve Musliman (IHM) ka dënuar myslimanët e Indonezisë për respektin dhe përkrahjen e ideologjisë e ISIL-it.

 

Themeluar në vitin 971, Xhamia Al-Az-har tërhoqi studiues nga e gjithë Bota Myslimane dhe u rrit në një universitet,  me zhvillime të ngjashme me Universitetin e Oksfordit në Londër (1096), por më shumë se një shekull pas Universitetit Al_Az-hari të Kajros.  

 

Al-Az-har, do të thotë i shkëlqyeshëm, u emërua në nderim të  Fatima Al-Zahrasë, bija e Muhammedit (a.s.)(Paqja dhe bekimi qofshin mbi të).