Kulturë

Libri mbi virtytet e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) është publikuar në Tajlandë

Një libër me titull Profeti Muhammed (a.s,) dhe Ehl-ul-Bejti (a.s.)  manifestimi i virtyteve njerëzore është botuar nga Qendra Kulturore Iraniane në Tajlandë.

 

Sipas degës së agjencisë IQNA në Azinë Jug-Lindore, Huxhat-ul-Islam Muhsin Shari'ati është autor i librit.

 

Huxhat ul-Islam Ghulam'ali Abazar, personalitet i njohur fetar në Tajlandë dhe imam i Xhamisë Al-Huda në Bangkok, është përkthyes i librit në gjuhën tajlandeze.

 

Kjo vepër në gjuhën tajlandeze është botuar në 5.000 kopje.

 

Në pesë kapituj, autori, Huxhat-ul-Islam Muhsin Shari'ati, përshkruan virtytet e Profetit të Shenjtë të Islamit, Muhammedit (a.s.) dhe Ehl-ul-Bejtit (a.s.), bazuar në ajetet e Kur'anit të Shenjtë dhe haditheve.

 

Qendra Kulturore e Iranit në Tajlandë  e ka botuar librin me qëllim për të paraqitur virtytet e Profetit Muhammed (a.s.) dhe imamëve para vendasëve jomyslimanë.

 

Ata që janët të interesuar mund të gjejnë kopjen e librit online në mediafire.com.