9 Vëllimet e Komentimit të Kur’anit të gatshëm për për botim
Një dijetar i Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa ka thënë se 9 vëllime të Xhami Al-Athari, komentim i të Kur'anit të Shenjtë janë të gatshëm për botim.
Huxhat ul-Islam Mehdi Rustamnexhad tha për agjencinë IKNA se 20 volumet e veprës madhështore janë hartuar, kurse 9 prej të cilave janë të gatshme për shtyp dhe të tjerat janë në fazën e redaktimit.
Ai tha se 20 volumet përmbajnë komentimin e Kur’anit nga fillimi, Surja El-Fatiha deri në ajetin 100 të Sures al-A'araf.
Autoriteti fetar, imami, i cili është pjesë e ekipit të punës në komentimin e Kur’anit, tha se pas përfundimit, i gjithë komentimi i Kur'ani do të përfshihet në rreth 45 vëllime.
Huxhat ul-Islam Mehdi Rustamnexhad, gjithashtu, vuri në dukje se gjashtë vëllimet e para të veprës shkruar nga Ajetullah Ma'refat i ndjerë, tashmë janë botuar.
Ai shtoi se projekti për hartimin e gjithë veprës do të marrë kohë 15 deri në 20 vjet për t’u përfunduar.
Projekti zbatohet nga ekspertët e Departamentit të Studimeve Kur'anore të Kulturës Islame dhe Qendrës së Mendimit dhe Hulumtimit.
Sipas Huxhet ul-Islam Rustemnexhad, të gjitha hadithet dhe transmetimet rreth një ajeti janë nga burimet shi’ite dhe sunnite.
Ai tha se transmetimi është paraqitur në një mënyrë të rregullt sipas Ixhtihadit, domethënë, hadithet lidhur me Sha'an Nuzul (Arsyet e Shpalljes) vijnë së pari dhe pastaj ka hadithe në lidhje kuptimet e fjalëve, si dhe përmbajtjen dhe qëllimin e ajetit të shpallur.
Ai vazhdoi duke thënë se Kometimi i Xhami Al-Kur’an Athari do të jetë një libër reference për ata që janë ekspertët në fushën e Kur'anit dhe shkencave të hadithit.
Dijetari theksoi se nga kjo vepër do të përfitojë i gjithë komuniteti islamik, shi’itë dhe sunnitë.