Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Kur’anore në Malajzi
Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Kur'anore e Malajzisë është planifikuar të mbahet në Universitetin e Malayas, Kuala Lumpur, me datën 5-6 Maj 2015.
Sipas Qendrës së Kërkimeve Kur'anore (CQR), Universiteti i Malayas në bashkëpunim me Departamentin e Kur'anit dhe Hadithit dhe Akademinë e Studimeve Islame të vendit organizon ngjarjen vjetore.
Kumtesat do të jenë nga të gjitha aspektet e hulumtimeve Kur'anore, në bazë të interpretimit të Kur'anit të Shenjtë, ligjet dhe modelet në Kur'an dhe natyrën e tij të mrekullueshme ('I'jaz), teknologjia moderne dhe zbulimet shkencore në shërbim të Kur'anit të Shenjtë, metodat e hulumtimit të përdorura në fushën e Kur'anit dhe shkencave të saj dhe kontributet akademike të qendrave akademike dhe institucioneve të ngritura për shërbimin dhe ruajtjen e Kur’anit do të paraqiten në këtë konferencë.
Departamentet e Kur'anit në universitetet islamike dhe ndërkombëtare, qendrat hulumtuese të Studimeve të Kur'anit dhe të Islamit, shoqatat e specializuara akademike të dedikuara për studimin e Kur'anit dhe njohurive të tij, Organizatat Ndërkombëtare dhe agjencitë me interes në temat Konferencës, studiues dhe ekspertë të Kur'anit, faqet e internetit online, forume dhe bloge me përmbajtjen e Kur'anit dhe shkencave të saj, janë të ftuar që të marrin pjesë në këtë konferencë.
Burimi: Centre of Quranic Research