Imam Rizai përkujtohet në përvjetorin e lindjes në Amerikën e Veriut
Me rastin e përvjetorit të lindjes së Imam Rizait do të zhvillohet një ceremoni në Uashington, SHBA, dhe Toronto, Kanada.
Sipas degës së agjencisë IKNA në Amerikën e Veriut, Qendra për Edukimin Islamik (IEC) Incorporation në Potomac, Maryland do të përkujtoi këtë ngjarje të shënuar më 6 shtator 2014.
Ceremonia do të filloi në orën 19:00 sipas kohës lokale, do të filloi me namazin e akshamit me xhemat, me këndim të Kur’anit, me fjalime dhe me programe të veçanta për të rinj.
Qendra Islame e Imam Aliut në Toronto, Kanada, do të organizojë një ceremoni më 4 shtator 2014, në ora 19:30-22:30 sipas kohës lokale.
Recitimi i Kumejlit, falja e namazit të akshamit me xhemat, eulogji, recitime, fjalime dhe seanca me pyetje e përgjigje fetare për pjesëmarrësit do të jenë disa nga pikat programit të Qendrës Islame.
Qendra për Edukimin Islamik (IEC) në Potomac, Maryland, është themeluar në vitin 1998 si institucion jofitimprurës.
Misioni i qendrës është që të promovojë Islamin përmes kulturës dhe besimit. Për të lehtësuar këtë qëllim, Qendra mban klasa islamike, si dhe takime arsimore, edukative, kulturore dhe shkollat e fundjavës.
Qendra Islame ka aktivitete të tjera islamike për të nxitur unitetin dhe për t’i shërbyer nevojave të anëtarëve të bashkësisë dhe komunitetin në përgjithësi.