Kulturë

Kopje me vlerë të çmuar të Kur'anit do t’u dhurohen Udhëheqësve Myslimanë

Një numër i kopjeve me vlerë të çmuar të Kur'anit të Shenjtë janë shtypur nga Melli Bank Printing e Iranit dhe Kompania Botuese do t’u  dhurohet udhëheqësve të vendeve Islamike.

 

Kjo, sipas Davoud Muhammedi, një zyrtar i kompanisë, i cili tha për agjencinë IKNA se publikimi i kopjeve dhe veprave të vlefshme letrare dhe fetare është një nga aktivitetet kryesore të botuesit.

 

Botuesi deri më tani ka botuar kopje të çmuara të Kur'anit të Shenjtë, ka botuar kryeveprën Mathnavi Ma'navi nga Mevlana (Rumiu), Kollijjat e Sa'diut, Divanin e Hafizit dhe Shahnamenë e Ferdusiut (Libri i Mbretërve).

 

Ai tha se kopjet e Kur'anit  janë bërë sipas urdhërit nga Zyra e Udhëheqësit të Lartë, janë aromatike dhe të shtypura në letër speciale,  Margono.

 

Davoud Muhammedi, zyrtar i kompanisë, shtoi se kopjet kanë një lidhje të veçant, janë punë-dore, dhe janë të ilustruara, zbukuruara nga Mjeshtri i veçant, Abdullah Puresma'ili.

 

Ka edhe kopje të tjera të Librit Hyjnor të publikuara me një përkthim persian të ajeteve nga Ajetullah Makarem Shirazi.

 

Kopja me ngjyrë është në stilin e Uthman Taha.

 

Ai vuri në dukje se shumica e letres që është përdorur për botimin e kopjeve të Kur’anit është importuar nga Indonezia, Kina dhe Koreja.