Kulturë

Dijetarët shi’a, sunni, do të takohen në Quetta Dijetarët shi’a, sunni, do të takohen në Quetta

Një takim i dijetarëve myslimanë shi’a dhe dijetarëve mysliman sunni  dhe intelektualëve do të mbahet në përvjetorin e ditëlindjes së Imam Rizait (a.s.) në Qendrën Kulturore Iraniane në Quetta.

 

Duke folur për agjencinë IKNA, Abulfadhl Husseini, i ngarkuar në Qendrën Kulturore tha se programi është planifikuar për të përkujtuar këtë ngjarje të mbarë më 7 shtator 2014.

 

Ai shtoi se Qendra Kulturore Iraniane ka organizuar programe të ndryshme për festivalin dhjetë ditor që fillon me përvjetorin e ditëlindjes së hazreti Ma'soumeh, motra e Imam Rizait, (a.s).

 

Një seminar i titulluar Zonja e Virtytshme e Ehl-ul-Bejtit (a.s.) Model për Vajzat Myslimane u mbajt nga qendra më 28 gusht 2014.

 

Adresuar nga lektorë të shquar të seminarit dhe universiteteve të Pakistanit, seminari u mirëprit shumë nga vajzat dhe gratë e rajonit muslimanë.

 

Ligjëruesit janë zgjedhur nga radhët e dijetarëve të arsimuar në shkollat, seminaret ​​iraniane dhe zotëruesve të shkencave Islame.

 

Një manifestim me titull Karimah i Ehl-ul-Bejtit (a.s.), këngë korale dhe pjesë teatrale janë programe të tjera që do të mbahen në këtë përkujtim nga qendra në përvjetorin e ditëlindjes së hazreti Ma'soumeh.  

 

Qendra Iraniane ka bashkëpunuar edhe me qendra të ndryshme dhe xhamitë e Quetta për të festuar dhjetë ditët.

 

Qendra do të mirëpret takimin e dijetarëve shi’itë dhe dijetarëve sunnitë të vendit ku do kenë mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me karakterin dhe virtytet e Imam Rizait.