Suudi Arabie

Propozohet lëvizja e varrit të pejgamberit, Muhammedit (a.s.)

Një propozim i diskutueshëm po zhvillohet në Arabinë Saudite, për ta zhvendosur varrin e pejgamberit, Muhammedit (a.s.) nga Xhamia Mesxhid Al Nabavi në Medine.

 

Propozimi është bërë nga një akademik arab, i cili është pjesë e një dokumenti të konsultimit që ka qarkulluar në mesin e mbikëqyrësve të xhamisë. Ky propozim ka gjasa për të ndezur ndarje dhe trazira në mesin e muslimanëve në të gjithë botën.

 

Një tjetër akademik nga Arabia Saudite, i cili është i njohur për kritikat e tij ndaj shkatërrimit të vendeve të shenjta nga autoritetet saudite ka sjellë në dritë dokumentin 61 faqesh për gazetën e pavarur The Independent newspaper. Sipas planit, eshtrat e pejgamberit Muhammed (a.s.) do të transferohen pranë varrezave al-Baki ku do të varroset pa shenjat mes varreve pa shenjat të shokëve të tij.

 

Edhe pse aktualisht nuk ka indikacione se autoritetet saudite do të realizojnë planin e propozuar, shkatërrimi i varreve të shokëve të pejgamberit (a.s.) në të kaluarën në varrezat el-Baki kanë ngritur frikë te shumica se do të pësojë të njëjtin fat eventualisht edhe varri i Pejgamberit (a.s.).

 

Qeveria Saudite, megjithatë, shumë herë ka insistuar se ajo e trajton çdo ndryshim të vendeve Islamike me seriozitet të madh, duke përfshirë edhe ato të Xhamisë së Pejgamberit, al-Mesxhid  al-Nabavi, e cila është nën Kujdestarinë, Mbrojtjen, e Mbretit Saudit.  

 

Varri i Pejgamberit,  Muhammedit,  (a.s.) ishte fillimisht jashtë ambienteve të xhamisë, por për shkak të rritjes së numrit të  besimtarëve të pranishëm në xhami, xhamia u zgjerua gradualisht deri në pikën ku varri u inkorporua brenda xhamisë.

 

Nga njëra anë, disa muslimanë thonë se Pejgamberi, Muhammedi (a.s.) ka ndaluar ndërtimin dhe zbukurimin e varreve dhe paralajmëroi muslimanët kundër vendosjes së varreve brenda faltoreve, xhamive, si masë paraprake kundër politeizmit dhe inovacionit.

 

Muslimanët, gjithashtu,  argumentojnë se Pejgamberi (a.s.) ka  udhëzuar pasuesit e tij për ta varrosur në vendin ka ndrruar jetë.

 

Të tjerë argumentojnë se Arabia Saudite përpiqet për të shkatërruar monumente fetare në vend, siç ka bërë në të kaluarën me trashëgimin Osmane. Në mënyrë të dukshme, planet gjithashtu përfshijnë shkatërrimin e kubes së gjelbër dhe dekorimet rreth varrit që ishin ngritur gjatë Epokës Osmane.  

 

Sipas The Independent, Institutit të Gjirit me qendër në Uashington, deklarojnë se deri në 95 për qind e ndërtesave njëmijëvjeçare të vjetra në Mekke, qyteti i shenjtë i Islamit, janë shkatërruar vetëm për t’u  zëvendësuar me hotele luksoze, apartamente dhe qendrat tregtare.   Megjithatë, disa prej këtyre ndryshimeve janë konsideruar të nevojshme për t’u përballuar me rritjen e numrit të muslimanëve që shkojnë në Haxh.