Kulturë

Botohet libri “Nahxh ul-Balagah” version i rishikuar

Me rastin e festës së Gadir Humit, do të botohet version i rishikuar i librit i Nahxh-ul-Balagah, redaktuar nga Kais Bahxhat Attar,  do të publikohet nga Biblioteka e Specializuar e Imam Aliut.  

 

Muhammed Muxhtahedzadeh, drejtor i bibliotekës tha se versioni i ri do të bazohet në kopjet e hershme të Nahxh-ul-Balagah, të cilat datojnë që nga shekulli i katërt deri në shekullin e tetë, sipas Hixhretit.

 

Ai vuri në dukje se këtë vit  Festa e Al-Ghadirit shënon përvjetorin e 1400  të Imamatit të Imam Aliut dhe Biblioteka ka planifikuar të publikojë librin për të shënuar këtë ngjatje të mbarë.

 

Muhammed Muxhtahedzadeh shtoi se kopja më e hershme e Nahxh-ul Balagah është përpiluar nga Sejjid Razi në shekullin e 4.

 

Ai vazhdoi duke thënë se objektivi Kais Bahxhat Attarit është që të sigurojë një kopje të plotë të Nahxh-ul-Balagah nga Imam Aliu në bazë të burimeve të besueshme Shi’ite.