KSA-ja nxehet për shkak të ngjarjeve në Siri
Press TV ka zhvilluar një intervistë me Mark Dankof një analist politike nga San Antonio në lidhje me shefin e spiunazhit saudit Prince Bandar bin Sultan bin Abdulaziz al-Saud i cili pat thënë se Rijadi ka në plan të bëj një ndryshim të madh në marrdhënien mes Washingtonit sidomos pas mosreagimit të tij ndaj çështes siriane dhe përmisimi i relatave me Iranin.
Më poshtë do të lexoni intervistën e plotë.
Press TV: Rijadi duket të jetë mjaft i vendosur në lidhje me atë që është quajtur një ndryshim në politikat e veta, por John Kerry ka përjashtuar çfarëdo lloj konflikt interesi. Sa të rëndësishme e shihni ju mosmarrëveshjen aktuale që po trumbetohet nga Arabia Saudite?
Dankof: Unë mendoj se në parim Shtetet e Bashkuara po ndeshen me sauditët në lidhje me ndryshimin e regjimit në Siri. Shtetet e Bashkuara gjithashtu dëshirojnë të ndërpritet programi bërthamor i Iranit. Kjo është e qartë. Por pyetja është se si do të arrihet kjo gjë?
Fakti është se: kur bëhet fjalë për të përfshirë Shtetet e Bashkuara në një konflikt ushtarak në Siri me urdhër të arabëve saudit dhe izraelitëve atëherë populli amerikan ka treguar sondazh pas sondazhi se ata nuk duan të kenë lidhjen në këtë mes.
Dhe gjëja që i ka acaruar më së shumti sauditët është fakti se nën vazhdën e këtij shtrembërimi dhe mbylljeje qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe ajo se çka njerëzit shohin si rrezik është vetëm puna e legjitimiteti të dollarit amerikan. Aktualisht rreth 690 biljon dollarë përbëjnë atë ç’ka quhen asetet e huaja që janë të shprehura kryesisht në dollarit amerikan.
Dhe mua më duket se dollari amerikan nga ana e tij është i lidhur ngushtë nga të gjitha anët me konceptin e luftës dhe të huamarrjes që është në interes të disa njerëzve, por nuk është në interesin e shumicës prej nesh as këtu në Shtetet e Bashkuara as në lindjen e Mesme.
Dhe kështu, SHBA-ja dhe Arabia kanë një problem në duart e tyre në lidhje me zgjidhjen e situatws nw Siri, por nga ana tjetër ato mund të përballen me kundërshtime të shumta. Pikë së pari: në Shtetet e Bashkuara, sa i përket amerikanëve janë shumë të shqetësuar, dhe gjithashtu në Azinë Qendrore në përgjithësi, njerëzit janë duke kërkuar për rrugëzgjidhje të ndryshme për të mbështetur situatën në Siri që mund të përfundojë në një konflikt më të gjerë rajonal, ndoshta edhe me fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Dhe që askujt s’ka për t’i pëlqyer kjo gjë.
Press TV: A mendoni se kjo ndarje që po dëgjojmë do të ndikojë në konferencën e dytë të Gjenevës ose më saktë në rezultatet që ajo pritet të arrijë?
Arabia Saudite duket tepër këmbëngulëse në qëndrimin e saj në lidhje me konfliktin në fjalë. Nga ana tjetër John Kerry u shpreh se ne nuk mendojmë se mund të zbatohet një zgjidhje ushtarake. Pra, si mendoni se do të ndikojë e gjithë kjo? (Pyetja përsëritet)
Dankof: Mendoj se kjo puna e Gjenevës është goxha interesante.
Në radhë të parë, me gjithë rrespektin që kam ndaj ambasadorit Murphy, gjithsesi nuk pajtohem me mendimin e tij në lidhje me përdoruesin e vërtet të këtyre armëve kimike në Siri.
Dhe në fakt, pajtohem me Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm rus Lavrov se të gjitha provat evidente çojnë në përfundimin se Arabia Saudite ka qenë përdoruesi i vërtetë i armëve kimike në Siri dhe se ajo ishte në thelb një flamur i rremë që ishte projektuar për të sjellë Shtetet e Bashkuara dhe evropianë në Siri. Fakti tregoi se ishte një strategji e dështuar dhe nuk funksjonoi aspak.
Dhe ajo që kemi përballë është një panoram e qartë të asaj që po ndodh në Gjenevë: nga njëra anë kemi Shtetet e Bashkuara dhe në anën tjetër kemi Arabin Saudite. Mendoj se parimisht të dyja palët janë me idenë se duhet të ndodh një ndryshim i regjimit në Siri por pyetja qëndron se si do ja arrijnë të dyja palët në zgjidhjen e problemit?!
Dhe unë mendoj se përfshirja e Vladimir Putinit ka luajtur rrol të rëndësishëm në shkaktimin Shtetet e Bashkuara. Sepse në bazë të deklaratave që zoti Putin dhe ministri i tij i jashtëm kanë bërë e kanë çuar situatën deri atë pikë saqë mendoj se një numër në rritje i amerikanëve dhe mbarë bota kanë filluar të perceptojnë se rusët nuk mund vetëm të qëndrojë jashtë këtij konflikti.
Pra kjo puna e kërcënimit me një luftë më të gjerë rajonale mendoj se ka luajtur një rol të madh në zhvillimin e një kahje të re të politikave të SHBA-së .
Press TV : A mendoni se Arabia Saudite është në rrezik dhe a mendoni se Shtetet e Bashkuara do të marrin në konsideratë e gjithë deklarata e z.Murphy ?
Dankof : Kjo është pika ku politika arabe dhe politika izraelite pajtohen plotësisht në lidhje me ndryshimin e regjimit në Iran. Situata aktuale në Siri nuk është asgjë më shumë se një fillim i mbarë në përputhje me të menduarit e tyre me një qëllim të vetëm: ndryshimi i regjimit në Teheran .
Në fakt Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli dëri më tani nuk kanë gjetur ndonjë mënyrë të përshtatshme se si ta bëni këtë , veçanërisht pasi Irani ka vazhduar me idenë që është e drejtë e tija për të vazhduar me të njëjtin regjim dhe të njëjtën pilitikë duke qenë dhe nënshkrues e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Kimike.
Publiku amerikan kanë arritur në përfundimin se Irani mund të jetë një armik shumë më i frikshëm dhe shumë herë me i fuqishëm në një konflikt të armatosur seç lobi izraelit në SHBA u ka bërë të mendojnë .
Mendoj sesi rrjedhojë pyetja nuk është se janë apo jo Shtetet e Bashkuara dhe Irani në përpjekje për të përmisuar marrdhëniet e tyre, por pyetja qëndron në faktin se: të paktën disa njerëz në Ëashington dhe administratën Obama (dhe unë sinqerisht mendoj se më shumë se janë më shumë njerëz që përbëjnë komunitetin e inteligjencës dhe komunitetin ushtarak që nuk po flasim publikisht për arsye të dukshme ) janë të vetëdijshëm se një konflikt i hapur me Iranin mund të sjellë një seri tëtërë pasojash të cilat do të bien mbi Shtetet e Bashkuara dhe mbi Izraelin dhe si përfundim do të kthehet në konflikt të brendshëm .
Gjatë kësaj kohe mendoj se Barak Obama ka kushtruar një kujdes të veçantë në lidhje me këndvështrimin e Z. Netanyahu dhe zvarritje nga ana e sauditëve në atë ç’ka mund të përbëjë një impakt me përfshirje globale.
Press TV : Le të flasim shkurtimisht për çështjen e Bahreinit.. A mendoni se ndarja ndërmjet Arabisë Saudite dhe SHBA do të ndikojë tek Bahreini?
Ne e dimë se Arabia Saudite ka mbështetur gjithmonë drejtpërdrejt regjimin e al- Khalifa. Por nuk kemi parë ndonjë lloj veprimi nga ana e SHBA-së në mbështetje të opozitës atje, kështu që … A mendoni se ajo ka një tjetër qasje, një tjetër lloj interesi karshi Bahreinit?
Dankof : Sigurisht! Një e pesta e Flotës së Shteteve të Bashkuara është e përqëndruar në Bahrein - kjo nuk duhet të shpëtojë nga vëmendja e askujt.
Kjo gjë gjithashtu thekson dobësinë themelore të politikës së jashtme amerikane në atë që ne quajmë demokracia e Një person një votë. Duket sikur ne favorizojmë disa pjesë të botës , kur kjo është në interesin tonë , por kur është fjala për mbështetjen e një grupi që përbën shumicën dhe kjo nuk është në interesin tonë, ne jemi mjaft të lumtur që po mbështesim pakicën e shtypur .
Dhe në mënyrë të qartë kjo është ajo ç’ka jemi duke bërë në Bahrein – që nëse vërtet do të kishte pasur mbizotëruar “një person një vote” atëherë me siguri tani do të kishte marr fund qeverisja aktuale .
Pra, ky është pikërisht vendi ku ne fillojmë të hyjmë në botën e biznesit, të pushtetit dhe e politikës ndërkombëtare petro- dollarshe si dhe e interesave sioniste në Lindjen e Mesme. Kjo pra është dhe vija e qartë që drejton politikën e jashtme amerikane. Ndërsa në lidhje me situatën në Bahrein jemi vetëm duke shpresuar që pjesa tjetër e botës të mos e vërejë hipokrizinë.
mediaelire.net
Burimi: Press TV