İslamofobe

Sulmet islamofobe në rritje në Bullgari

Myftiu i Bullgarisë, Ahmet Aptullov, është ankuar për rritjen e sulmeve islamofobike në Bullgari ndaj muslimanëve.

 

Me rreth 250 raste të sulmeve sistematike mbi muslimanët dhe xhamitë e myslimane, që nga fundi i regjimit komunist të vendit 25 vjet më parë, Myftiu Ahmet Aptullov tha se ka patur 12 sulme nga viti 2012.

 

Sulmi më i fundit ishte në Xhaminë e historike të Karaxha Pashës. i udhëhequr nga një  grup i ekstremist të djathtë i  quajtur Nevrakop, gjashtë javë më parë.

 

Një kryq ishte vendosur në minaren e xhamisë nga ana e grupeve ekstremiste të krishterë, të cilët, gjithashtu, “vizatuan” kryqa në muret e xhamisë. Grupet kanë bërë thirrje që të gjitha xhamitë në Bullgari të  mbyllën.

 

Muslimanët nuk janë të huaj në Bullgari, me një popullsi prej rreth 1.5 milion nga popullsi të përgjithshme e Bullgarisë prej 7.5 milion banorëve.  

 

Shumica e muslimanëve bullgarë janë turq etnikë të cilët u vendosën në rajon shekuj më parë gjatë Epokës Osmane.