Imami burgoset për lavdërimin e Shtetit Islam
Gjykata speciale në Rijad, në Arabinë Saudite, ka dënuar një imam-predikues saudit me pesë vjet burg për lavdërimin dhe përkrahjen e grupeve terroriste, siç është Shteti Islamik (IS), gjatë një predikimi në Hytben e Bajramit në një xhami lokale në Riad.
I pandehuri është dënuar edhe me një ndalim udhëtimi pesë-vjeçarë. I pandehuri u shpall fajtor për përdorimin e predikimeve të së premtes për të provokuar dhe për të inkurajuar disidencën, duke përlëvduar grupet terroriste dhe idetë ekstremiste që përhapin terroristët e Al-Kaidës.
Ai u dënua, gjithashtu, për terrorizëm sepse ka mbështetur financiarisht terroristët. I pandehuri kishte marrë më parë një letër nga Ministria e Punëve Islame e cila e urdhëronte atë për të ndaluar predikimet e tilla në xhami.
Ai u arrestua në fund të predikimit në Ditën Bajramit. Imami-predikuesi i kishte bërë thirrje dijetarëve islam dhe Ummetit musliman për të mbështetur të rinjtë që luftojnë, gjatë predikimit.
Predikuesi ishte lutur edhe për lirimin e një gruaje të Arabisë, e njohur si Zonja Al-Qaida, e cila ishte burgosur dhe dënuar 15 vjet për lidhje me terroristët e Al-Kaidës në Jemen.
I pandehuri ishte ndaluar për të predikuar në xhami apo në hapësirat publike, tha Taufik Al-Sudairi, nënsekretar në Ministrinë e Punëve Islame.
Avokatët e të pandehurit thanë se kanë në plan për të apeluar vendimin.
I pandehuri i kishte thënë, gjithashtu, pasuesëve se kriza në Egjipt
nuk mund të zgjidhet nëpërmjet kutisë së votimit, por, me anë të armëve dhe fillimin e sulmeve ndaj autoriteteve ligjore.
Ai, gjithashtu, duke përcjellur situatën në Irak, ka lavdëruar Ebu Bekr el-Bagdadi, udhëheqësin, se është një student i Abu Musab Al-Zarkavit, i cili u vra nga një sulm ajror amerikan në vitin 2006. Ai tha se Al-Baghdadi e ka përmbushur premtimin e tij dhe detyrimet për lirimin e xhihadistëve, duke sulmuar burgjet në mënyrë që ata të mund të vazhdojë rrugën e tyre.
Një dekret mbretëror i lëshuar më parë në këtë vit bën thirrje për burgosjen e të gjithëve që janë përfshirë në luftën jashtë dhe të dënohen prej tri deri në 20 vjet burg.