Gjermani

Rekruetuesit e Xhihadistëve arrestohen në Holandë, Gjermani

Policia në Holandë dhe Gjermani ka arrestuar dy burra të dyshuar se kanë rekrutuar luftëtarë për “xhihad për të shkuar në Irak dhe Siri, kështu njoftoi policia holandeze të enjten.  

 

Një grua, gjithashtu, u arrestua, bashkë me një burrë në Gjermani si pjesë e një hetimi të gjatë, thuhet në deklaratën e policisë.

 

Tre të arrestuarit janë nga Haga dhe janë akuzuar për nxitje të urrejtjes nëpërmjet mediave sociale dhe komplotimin e sulmeve terroriste, tha policia, ka të ngjarë se i ndihmojnë luftëtarët ekstremistë për të arritur në Lindjen e Mesme.

 

Dy të dyshuar meshkuj janë të dyshuar për rekrutimin e terroristëve për luftë të armatosur në Siri  ose në Irak dhe komplot për të kryer vrasje me qëllime terroriste, thoshte deklarata.

 

Policia holandeze tha se ata bastisën katër shtëpi, si pjesë e operacionit.

Transmetuesi Shtetëror NOS ​​tha se burri, 32 vjeçar, dhe gruaja, 24 vjeçare, të arrestuar në Gjermani ishin një çift i martuar.

 

Nëntë persona janë arrestuar deri më tani, si pjesë e një hetimi për disa që do të bëheshin xhihadistë holandezë, hetimi i cili ka filluar në muaj prill të vitit 2013, policia tha, edhe pesë të arrestuar janë ende në paraburgim.

 

Më shumë arrestime do të vazhdojnë, tha policia.

 

Numri në rritje i perëndimorëve që po i bashkohen ISIL-it  dhe grupeve të tjera ekstremiste ka ngritur frikën se ata mund të kthehen në shtëpi dhe të kryejnë sulme.

 

Rreth 130 shtetas hollandezë kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, sipas autoriteteve. Rreth 30 janë kthyer, ndërsa 14 u vranë në luftë, sipas agjencisë holandeze të Shërbimit të Inteligjencës (AIVD).

 

“Xhihadistët” holandezë kanë kryer të paktën një sulm vetëvrasës në Siri dhe një në Irak, sipas agjencisë holandeze kundër terrorizmit (NCTV).  

 

Disa njerëz janë arrestuar si të dyshuar në rrugën e tyre për të luftuar  sixhihadistë, ndërsa të tjerëve ju kanë konfiskuar pasaportat  dhe janë parandaluar të udhëtojnë.

 

Shefi holandez kundër terrorizmit, Dick Schoof, tha në muajin qershor se sukseset e fundit ushtarake të ISIL-i do të inkurajojnë një valë të re të myslimanëve evropianë për të shkuar në luftë në Lindjen e Mesme.