Armiqtë mund të duan të krijojnë anarki në Siri
Eugene Michael Jones, redaktor i revistës online Culture Wars ngaIndiana, i ftuar nga Press TV për të diskutuar mbi konferencën e ardhshme të Gjenevës në lidhje me Sirinë.
Më poshtë do të lexoni intervistën e plotë.
Press TV : Si shumë po trumbetohet për këtë konferencën e dytë të Gjenevës, të gjithë po flasin për të ndërsa ju thoni se nuk kanë qenë as në gjendje të përcaktojnë një datë. Pse mendoni kështu?
Jones: Sepse ato as që nuk e njohin kush është opozita ose si të thuash ndryshe ata nuk duan që bota të dijë se kush është opozita sepse, mendoj unë, se kjo rreth të cilës jemi duke biseduar këtu, nuk përbëhet nga një grup sirianësh të cilët kanë një listë të veçantë të ankesave që mund të paraqesin dhe të cilat mund të negociohen, por më tepër ne kemi një grup ndërkombëtarësh të punësuar, mercenarë, me në krye persona të cilët janë duke vepruar sipas një filozofie krejtësisht destruktive dhe me interesa të fshehura ndërsa ushtarët kryesor janë në thelb njerëz të rekrutuar nga kampet e refugjatëve, të cilëve u është dhënë një AK47, një 100 dollarësh në muaj dhe një pako cigare për t’i korruptuar.
Dhe kjo nuk është një opozitë e besueshme dhe për mendimin tim ky është problemi me të cilin po ballafaqohen.
Press TV: Pra, në rast se kjo konferencë do të mbahet kush do të marrë pjesë nga ana e “opozitës”? Dhe a mundoni se do të zbatohet ndonjë marrëveshje?
Jones: E po, opozita është krijuar nga SHBA,Arabia dhe Katari. Pra ato janë dora që komandojnë marjonetat dhe normalisht marjonetat do flasin në emër të tyre
Si mund të ndodhë e gjithë kjo në qoftë se një nga gjërat e para që John Kerry bëri, kur u emërua sekretar i shtetit, ishte të refuzonte dhënien e armëve të rënda këtij populli, sepse ai nuk ka besim tek ata. Pra, si mund të ketë negociata nëse dora nuk i beson marjonetës? Si mund atëherë që pala tjetër të ketë besim tek gjasme përfaqësuesit e popullit sirian?
Press TV: Dhe këto kukulla, siç i quani dhe ju, janë ende duke marrë fonde dhe duke marrë disa lloj armësh për të luftuar qeverinë e Bashar al-Asadit. Kjo përsëri të çon larg inicjativës për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. A nuk jeni dakord?
Jones: Po, unë mendoj se ka pasur një ndryshim në arenën e politikës botërore gjatë shtatorit, gjatë kësaj fundjave të shtatorit, kur Papa mbajti lutjen e vigjiljes dhe pastaj Obama vendosi të shkojë me gjënë e Putinit, dhe pastaj [Presidenti iranian Hassan] Rouhani ja tregoi mirë Kombeve të Bashkuara, dhe pastaj Benjamin Netanyahu ja futi një të fishkëllyer pas kësaj.
Pra, situata e tanishme është e tillë që ata nuk mund të fitojnë, por ndoshta strategjia e ardhshme do të jetë vetëm krijimi i një anarkie atje në mënyrë që Siria të mos mund të përbëjë ndonjë lloj kërcënimi për Izraelin. Ky mund të jetë dhe plani B i ardhshëm.
Press TV: Shumë shkurt pyetja e fundit: a mendoni se do të funksjonojë kjo?
Jones: JO!
Burimi: Press TV