Në ditën e parë të shkollës, fëmijët e Gazës lexojnë Kur'an, por nuk mbajnë mësim
Duke shënuar ditën e parë të vitit të ri shkollor në Gaza, dhjetëra fëmijë u rreshtuan në oborrin e shkollës herët në mëgjes të dielën për të kënduar himnin kombëtar palestinez.
Por këtë vit, mësimi ende nuk ka filluar.
Në vend të mësmit, fëmijët lexuan, kënduan,suren e parë të Kur’anit, El-Fatihanë, për të nderuar më shumë se 2.100 palestinezë të vrarë në operacionin ushtarak izraelit 48-ditor kundër Gazës.
Ata pastaj u kthyen në klasat e mbushura përplotë me familjet e zhvendosura nga konflikti, në shkollën e OKB-së e cila po përdoret si strehimore në veri të qytetin e Gazës.
Unë nuk dua të jetojë në një shkollë, tha 11-vjeçari Amin el-Kilani, familja e të cilit është dëbuar nga shtëpia e tyre në Beit Hanun në Gazën veriore pasi Izraeli bombardoi zonën.
Unë dua të mësojnë këtu, atëherë të shkoi në shtëpi, tha ai.
Amin el-Kilani është një nga gati gjysmë milioni fëmijë të Gazës të cilët nuk do të jenë në gjendje të kthehen në klasë këtë vit, sipas Fondit të OKB-së për fëmijët, UNICEF-it.
Klasët do të mbeten të mbyllura për shkak të konfliktit në enklavën bregdetare, duke ju mohuar këtyre gati 500.000 fëmijëve të drejtën e tyre për arsimim, tha UNICEF në një deklaratë të dielën.
Në fillimin simbolik të shkollës të OKB-së për vitin e ri akademik, një vajzë e re e veshur bukur recitoi një poezi. Një djalë me pantallona të shkurtra dhe me syza këndoi një këngë popullore për fitoren palestineze.
Nënat krenare shikonin, disa prej tyre fotografonin me telefonat e tyre celularë.
Ky vit është ndryshe. Një nga shoqet u plagos pranë shtëpisë së saj. Unë jam me të vërtetë e mërzitur, ne vetëm duan të mësojnë, tha një nxënëse.
Një nënë, Hanani Matar, 48 vjeçare, jeton në shkollë me nëntë fëmijët e saj.
Edhe e drejta e fëmijëve tanë për të studiuar na është mohuar, psherëtiu ajo.
Shkollat e udhëhequra nga agjencia e refugjatëve palestinez të OKB-së (UNRWA) janë zënë nga më shumë se 300.000 banorë të Gazës të zhvendosur brenda vendit, gjysma prej të cilëve janë fëmijë, thotë UNICEF.
Me kaq shumë njerëz duke përdorur objektet arsimore si hapësirë të jetesës, është e pamundur që mësimet të rifillojë normalisht.
Një e katërta e popullsisë së Gazës me 1.8 milion banorë janë të pastrehë si pasojë e luftës.
Prej më shumë se 2.100 të vdekurve, 478 janë fëmijë, sipas OKB-së.
Kjo ka qenë një verë e rrezikshme për fëmijët palestinezë në Gaza të cilët nuk mund të dalin jashtë për të luajtur. Shkolla është një litar shpëtimi për këta fëmijë të traumatizuar, dhe luan një rol kyç në shërimin e tyre , thuhet në deklaratën e përbashkët nga UNICEF, UNESCO dhe Save the Children.