Amerike

SHBA-ja, përgjegjëse për vuajtjet e palestinezëve

Amerika me vendosmëri refuzon të pranojë bashkëpjesëmarrjen e saj, pasi që sistematikisht përkrah shtetin i cili zgjeron racizmin.

 

Muajin e kaluar kam shkruar një ese në të cilin gjerësisht kam sqaruar rrezikun e kritikuarit të agresionit izraelit mbi Palestinezët, posaçërisht kur jetoni në Amerikë, vendi i cili jo vetëm që e përkrah Izraelin me ndihmën ushtarake prej 3,1 miliard dollar në vit, por edhe rregullisht vënë veto në të gjitha përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të sanksionojë Izraelin për krimet e luftës. Lajmi që sociologu i njohur Steven Salaita ka pranuar ofertën për punë në Universitetin e Illinoisit, e cila më pastaj është refuzuar, pasi që ai haptas ka kritikuar sulmet izraelite në Gaza, nuk paraqet kurrfarë befasie. Kjo është e pashmangshme, duke marr parasysh përvojën universale me të gjithë amerikanët me të cilët kam biseduar, e të cilët haptas e dënojnë sjelljen e tillë të Izraelit. Sipas fjalëve të rabinit Michael Lerner i cili për Salon ka përmbledhur se me bashkimin e Izraelit me judaizmin dhe “transformimin e shtetit izraelit në shtet hebre, dhe konvertimin e Izraelit në idhull i cili adhurohet, e jo si subjekt politik, i cili është si të gjithë subjekt tjerë politik”. Mbështetësit e Izraelit e shfuqizojnë kritikën e drejtë të krimit të kryer mbi popullin palestinez në fyerje antisemite. Ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton para ca kohe ka përmbledhur në mënyrë perfekte qëndrimin amerikan me ç’rast e ka fajësuar “antisemitizmin” e Hamas-it për vrasjen e më shumë se 2000 viktimave palestinez në konfliktin më të ri, e jo armët të cilët Amerika i dërgon Izraelit. Pa marr parasysh atë që The Times of Israel ka botuar tekstin” Kur është gjenocidi i lejuar” dhe pa marr parasysh që nënkryetari i Likudit Moshe Feiglin kërkoi që Gaza të jetë pjesë përbërëse e Izraelit dhe se Palestinezët të dëbohen në gadishullin e Sinajit të Egjiptit, pa marr parasysh në rritjen e antisemitizmit mirë të dokumentuar në mediat kryesore si The New York Times, pak hapësirë është kushtuar qëndrimeve të ngjashme jotolerante

antimyslimane dhe antiarabe, të cilët pashmangshëm po rriten relativisht.

 

Mesazhi o qeverisë amerikane botës është i qartë: Amerika nuk do të konsiderojë Izraelin përgjegjës. Nga ana tjetër, amerikanët nuk do të konsiderojnë qeverinë e tyre përgjegjëse për vazhdimin e saj të qetë, por të qartë në përkrahje Izraelit. Falë buxhetit ushtarak të madh Izraeli mund të lavdërohet me ushtrinë më të forte të 11 në botë. Ky konflikt vetëm  e ka përforcuar statusin e tij, pasi që Kongresi ka lejuar 225 milion dollar për mirëmbajtjen e mbrojtësit aniraketor Kupola e hekurt. Nga ana tjetër, industria e korupuar amerikane e lobimit dhe politika zgjedhore sqarojnë pse Këshilli amerikano-izraelit për marrëdhënie me publikun vazhdon të bëjë presion në Capitoll Hill.

 

Qeveria amerikane ndryshon nga qeveritë tjera në botë për atë se mbështetet në paratë të cilët vijnë nga grupet e interesit të fuqishëm, duke përfshirë edhe mbështetësit e Izraelit. Amerika ka interes të mbajë bastionin perëndimor demokratik të bardhë në Lindjen e Afërt, veçanërisht atë interes i cili i mban shtetet arabe të përçara. Me këtë inkurajon intervenimet ushtarake amerikane në shtete tjera të cilët i ndërmerr Amerika nga arsyet e ndryshme. Nëse është për të besuar The Ecologisit, Gaza është e pasur me gazin natyror i gatshëm për shfrytëzim. Pa marrë parasysh se a është e mundur të mbahet ndërprerja e shkurtër e zjarrit në mes Hamasit dhe Izraelit, konflikti prapë me siguri do të përsëritet në një të ardhme të afërt, rezultat i të së cilës do të jetë i njëjtë, numri i madh i viktimave civile palestineze dhe shumë pakë, por jo pak të rëndësishëm  edhe humbjet e Izraelit. Në ndërkohë viktimat palestineze nga ana e kontrolleve ushtarake izraelite mbi territoret e okupuara me muajt, në mos me vite, do të kalojnë të pa u vënë re, gjersa ndonjë izraelit nuk vritet. Çdo përpjekje e dënimit të Izraelit parandalohet me mbështetjen e vendosur të qeverisë së SHBA-ve, me protestat e mbështetësve të tyre kundër antisemitizmit dhe mos gatishmërisë së shteteve arabe fqinje, përveç Katarit dhe Turqisë, që publikisht të përkrahin objektivin palestinez për shkak të lidhjeve të Hamas-it me Vëllezërit Mysliman. Duke marrë parasysh situatën  tillë nuk do të ndryshojë asgjë, në rast se, sikurse Chomsky deklaron, që në vend të Izraelit të bëhet presion mbi SHBA-të. Amerika është e njohur për mbështetjet dhe financimet e grupeve ekstremiste djathtiste paraushtarake, të grushtshteteve ushtarake, diktatorëve dhe qeverive jolegjitime. Edhe pse në tërësi nuk pajtohem me kritikën e Chomskyt dhe intelektualëve tjerë të cilët Lëvizjen për bojkot, tërheqjen e investimeve dhe sanksionet kundër Izraelit e kanë shënuar si gjest bosh, ata kanë qenë me të drejtë në vështrimin e tyre që Lëvizja për bojkot nuk bën thirrje në mënyrë të caktuar edhe mbi pjesën e dytë të këtij dueti përgjegjës për vuajtjen dhe padrejtësinë mbi palestinezët. Amerika vendosmërisht refuzon të pranojë bashkëpunimin, pasi që në mënyrë sistematike përkrah shtetin i cili zgjeron racizmin dhe dallimet andiemokratike shoqërore dhe etnike. Miku im gazetar Arun Gupta ka thënë: ”Njerëzit të cilët me gjenerata kanë jetuar në Brooklyn kanë të drejta të plota qytetare në Izrael dhe territoret e okupuara, gjersa ata të cilët aty kanë jetuar me qindra vite pothuajse nuk kanë kurrfarë të drejta”. Duket se qëllimi i fundit i Izraelit është eliminimi i çfarëdo mundësie të krijimit të shtetit palestinez dhe segregacioni i përhershëm , pse jo edhe eliminimi i popullit palestinez. Qëllimi përfundimtar i Amerikës është vështirë të përcaktohet, por sikurse historia ka treguar, qeveria jonë nuk është armiqësisht e vendosur ndaj krijimit të kushteve për vuajtjet e panevojshme dhe luftë. Problemi është se ata nuk po mund të kuptojnë se drejtësia pashmangshëm një ditë do të vijë.