Analisti: Perëndimi duhet të fillojë bisedimet me Hamasin
Press TV ka zhvilluar një intervistë me William Morris-in, Sekretar i Përgjithshëm i Fondacionit “Next Century” në Londër, në lidhje me tetë javët e luftës mes Izraelit dhe Gazës, shënjestrimin e civilëve nga Izraeli dhe shkatërrimin e madh në Gaza.
Më poshtë keni transkriptimin e përafërt të intervistës:
Press TV: Më duhet ta hap këtë temë, pasi kjo është diçka që me sa duket nuk vihet shumë re, dhe kjo është jeta e palestinezëve. Kemi parë rreth tetë javë luftime, ku Izraeli ka shënjestruar civilë – fjala kyçe këtu “ka shënjestruar” i kundërvihet për shembull, sulmeve hakmarrëse të Hamasit me raketa.
Rreth dyqind civilë të tjerë janë vrarë pasi rifilloi lufta, një prej tyre ishte një grua shtatzënë. Ndërkohë një raketë mori jetën e një izraeliti. Pse duhet të theksohet jeta e një izraeliti në këtë mënyrë siç po bëhet, por jo ajo e palestinezëve – 200 që kur rifilloi lufta. Deri tani mbi 1,200 të vrarë. Pse ndodh kështu?
Morris: Po, mendoj se çdo jetë e humbur është një tragjedi. Pejgamberi (Paqja e Zotit qoftë mbi të) ka thënë se kush vret një njeri është njësoj sikur të kishte vrarë të gjithë njerëzimin. Nuk mendoj se duhet të fillojmë e të mbledhim pikët në këtë rast; çësthja është se ajo që po ndodh është e tmerrshme.
Sot një tjetër gazetar u vra – i quajtur Abdullah Murtada. Ishte gazetari i 16-të i vrarë në Gaza. Gazetari i 15-të ishte një miku im i quatur Ali Ebu Afash – një nga njerëzit më të mirë që kam njohur ndonjëherë; njëri i sjellshëm. Ai u vra vetëm pak ditë më parë.
Këtu nuk ka racionalistet, as llogjikë. Gjendemi në një situatë ku 20 për qind e shtëpive në Gaza janë dëmtuar ose shkatërruar; janë 400,000 refugjatë të strehuar në shkolla – po flas për refugjatë të rinj, krejtësisht të rinj – të cilët nuk kanë ku të shkojnë apo të fshihen.
Kemi një situatë shumë të tmerrshme. Kemi të bëjmë me një fazë të re në këtë luftë, ku Izraeli goditi një bllok apartamentesh. Një bllok 14-katësh i bombarduar një ditë më parë me 45 apartamente në të. Kjo paraqen një lloj të ri të nxitjes së konflitit. Është tragjike ajo që po ndodh në Gaza.
Mendoj se është gabim të mendosh se izraelitët nuk qëndrojnë pas kësaj luftë. Ata mbase nuk janë pas presidentit të tyre, por ata janë pas kësaj luftë, për shkak se ndihen të kërcënuar. Ata jetojnë me një frikë irracionale, pavarësisht se ata janë pala më e fortë...
Kemi një situatë tëçuditshme, të cilën po e shkakton Izraeli, i cili nuk po gjën mënyrën si të dalë prej saj. Të dyja palët duhet të gjëjnë një rrugëdalje. Problemi i vërtetëështë rrethimi, i cili po zgjat prej një kohe të gjatëe jo Gaza.Populli nuk mund të jetojë në burg në këtë mënyrë.
Press TV: Një nga pyetjet më të rëndësishme në këto momente, duke parë zgjatjen e luftës, është se çfarë dëshiron Izraeli?Është me të vërtetë interesant fakti se disa po thonë se Izraeli nuk don që Hamasi të largohen nga Rripi i Gazës. Ata e duan Hamasin aty. Nuk duan ta heqin rrethimin, sepse ata kanë një adresë ku të gjëjnë Hamasin dhe luftëtarët e tjerë të rezistencës, e kjo është në Rripin e Gazës.
Prandaj, ata do të bëjnëçfarë të kënë në dorë për ta mbajtur Rripin e Gazës në gjëndjen dhe formën e tanishme. Thanë se kjo luftë do të zgjatë deri në shtator. Si e shikoni të ardhmen e kësaj lufte?
Morris: Sigurisht, është e qartë se Izraeli nuk dëshiron që Hamasi të largohet. Izraeli është i shqetësuar për mundësinë e daljes së Hamasit jashtë skene, dhe ardhjen e ndonjë lloj ISIS-i palestinez – një grup ekstremist tefkrist shumë i dhunshëm.
Prandaj, për momentin ata kanë një grup goxha të moderuar, duke marrë parasysh atë që po ndodh në disa vende të Lindes së Mesme, si në irakun e varfër. Prandaj, Hamasi është më mirë për ta. Po, ata kanë nëvojë për Hamasin aty.
Në terma afatshkurtër ekziston një mundësi për një armëpushim 72-orësh, ose të paktën 48-orësh. Kjo është ajo për të cilën po mundohemi. Izraelitët thonë se nuk do të bëjnë negociata nën zjarr. Prandaj, nuk mund të ketë negociata nëse nuk ka një armëpushim.
Palestinezët, ta paktën në formën e Hamasit kanë një kartë palestineze në tryezë, e cila thotë se ne do ta ngremëçështjen e portit, aeroportit dhe të të burgosurve. Kjo mund ta shtrojë pak rrugën. Ose t’i lëmë këto për momentin nëse mund të merremi mëçështje si kalimi i Rafas dhe hapjen e Gazës për ca kamionë, për materiale ndërtimi etj. Pra, ka forma të ndryshme të kërkesës së palestinezëve, por ajo qëështë më e rëndësishme, palestinezet kërkojnë hapjen e Gazës.
Mendoj se kështu do të shkojnë punët. Do të ketë një zgjidhje në bazë të këtyre pikave. Izraeli ka dëshirë ta shoh Hamasin e çmilitarizuar, në mënyrë që të mos këtë më mundësi të lëshojë raketa drejt Izraelit – por, nuk e di se si do të mund të arrihet kjo.
Press TV: Mundohuni. Si mendoni se do të arrihet kjo nëse do të ishte sot?
Morris: Po të ishte për mua, gjëja e parëqë duhet të bëjnëështë të flasin me njëri-tjetrin. Nuk më pëlqen kjo ideja për të mos folur me armikun. Po të kthehemi të koha e Pejgamberit (paqja e Zotit qoftë mbi të), do të shohim se ai fliste me armiqtë e tij. Ne kemi nevojë për më shumë dialog.
I gjithë Perëndimi nuk po flet me Hamasin. Të gjithë kemi nevojë të flasim me Hamasin. Nëse bota perëndimore do t’i fliste Hamasit... ai është tjetërsuar nga disa prej miqve të tij.
Por, bota duhet të flasë me Hamasin tani. Nëse flasim me ta në mënyrë serioze, e më pas edhe me izraelitët, atëherë unë besoj se mund të gjejmë një rrugë për të ecur përpara dhe mund të bëjmë që të gjitha palët t’i ulin armët. Mendoj se mund të arrihet.
Press TV: Një analist ka thënë: “Ne duhet të sigurohemi që të mos ketë partnerë, e nëse ka një partner palestinez, duhet të jetë dikush me të cilin mund të diskutojmë një marrëveshje paqeje. Kjo kërkon gjënë më të tmerrshme, që t’i jepet kontrolli dhe tokat [Izraelit].” Ky është kënvështrimi i Izraelit?
Morris: Mendoj se ka shumë izraelitë të moderuar, të cilët do të donin të shihnin një marrëveshje paqeje. Problemi është se zëri i tyre po shtypet për momentin nga përfaqësuesit e vijës së ashpër.
Këtu në Britani ka shumë zemërim në lidhje me atë që po ndodh në Gaza. Por ne shpërqendrohemi shumë lehtë, dhe lufta në Irak na ka shpërqendruar nga situata në Gaza. Kjo krizë e tmerrshme në Irak dheISIS-i me britanikët e përfshirë dhe të angazhuar në luftime, ka shpërqëndruar mediat tona dhe shtypin tonë nga situata në Gaza. Ëshë vërtetë tragjike që e gjithë Lindja e Mesme po digjet për momentin.
Po, duhet të ketë një proces paqeje. Do të doja të shihja Iranin në rolin e udhëheqësit për paqe. Është një nga lojtarët e rëndësishëm në botë sot... dhe Irani ka nevojë që të marrë një rol më proaktiv për paqe, sepse pa një rol të Iranit, mendoj se nuk do të arrijmë asgjëkundi. Sipas mendimit tim kjo është shumë e rëndësishme.