Bosna Hersek

Bota Islame në flakë, fajtori kryesor ulemaja e saj

Prof.dr. Esad Durakoviq, të cilin gazeta sarajevase “Avaz” e quan njërin nga intelektualët më të më mëdhenj boshnjak, ka dhënë gazetës sarajevase sqarime të rëndësishme se çfarë eshtë duke ndodhur  për momentin në botën islame.

 

Dr.Durakoviq i cili  është profesor i letërsisë arabe, anëtar i Akademisë së shkencave dhe arteve të Bosnjës e Hercegovinës, anëtar i Akademisë së shkencave në Damask, anëtar i Akademisë së shkencave në Kairo, thotë se atë që e quajmë tani bota islame (pasi që nuk ekziston Ummeti si bashkësi) është në situatën dramatike, gati para vetë shkatërrimit. E tërë bota islame sot është në flakë, në destrukcionin total të saj. Pjesërisht është si pasojë e antagonizmit perëndimor dhe hebreokrishterë ndaj botës islame ( i cili nga ana e vet i përgjigjet reaksioni radikal i tipit talibanez), por edhe si pasojë e paaftësisë së pjesës më të madhe së botës islame me vetveten, në mes traditës saj dhe marrëdhënieve të saja me modernen, të gjejë zgjidhje shpëtimtare  në mënyrë të qetë, me shumë besim, solidaritet, me mirëkuptim të ndërsjellë, që është në thelb të konceptit të Ummetit (Bashkësisë), por edhe mirëkuptimit të diversitetit të domosdoshëm të botës, të rrugëtojë drejt ardhmërisë, konsideron dr. Durakoviq. Ai si fajtor kryesor për gjendjen në të cilin gjendet bota islame, akuzon ulemanë e saj (Ulemaja është termi arab, për njohësit,dijetarët islam, të cilët në mesin e myslimanëve kanë autoritet të pranuar sipas teologjinë islame), që më të vërtet është paradoksale, pasi që sipas natyrës , ulemaja(dijetarët) do të duhej që këtë botë islame të udhëheq drejt përparimit, e jo drejt konflikteve.

 

Pra, ulemaja(dijetarët) të dërguarin Muhamedin a.s dhe gjeneratën e parë të myslimanëve, apo dy gjeneratat e para, i ka përcaktuar si faktor limitues,  si non plus ultra, dhe se fjalët e tyre dhe veprimet e tyre ( e këto ishin në shek. e VII dhe VIII), i përcakton si absolute, normat e tilla të përkushtuara, e ky është burimi i frikshëm i konzervatizmit dhe të prapambetjes. Ky është edhe interpretimi i gabuar i ajetit në të cilin i dërguari a.s. përcaktohet si “ model i bukur”. Të shkurtojë, gjithnjë flas për termin”model” si kategori dinamike, e jo statike, gjegjësisht që myslimanët e sotshëm do të duhej të ishin avangardë në kohën në të cilin gjenden, ashtu sikurse i dërguari a.s. dhe ithtarët  e tij të parë kanë qenë avangard në kohën e tyre. Vetëm ky është kuptimi i vërtet i të dërguarit a.s dhe as-habëve (shokëve) si model, por ulemaja(dijetarët) nuk kanë kuptuar, thotë dr. Durakoviqi dhe shton: “Shkurt, në Lindjen e Afërt jemi dëshmitar të ndryshimeve të shteteve, të ri rregullimit të tërë të rajonit.

 

Krejt kjo është duke ndodhur në kontekst të realizimit të interesave të politikës së Izraelit, me mbështetjen e SHBA-ve të cilët pa kushte e përkrahin Izraelin, si dhe me heshtjen e regjimeve politike evropiane të cilët nuk guxojnë të kundërshtojnë atë që është duke ndodhur atje.

 

Siria është neutralizuar ushtarakisht dhe politikisht e shkatërruar për një kohë të gjatë, Iraku njëjtë është shkatërruar, dhe se pikërisht tani po përgatitet terreni për copëtimin e tij dhe krijimin e shteteve të reja, në Egjipt me grushtshtetin ushtarak  është instaluar regjimi ushtarak  nënshtruar cionizmit, si po shoh, po përgatitet intervenimi i ri i jashtëm në Libi,  dhe nuk më befason aspak që ekzekutuesi të jetë Egjipti, nën pretekstin e sigurisë vetanake.... Çdo gjë është në flakë, dhe vetëm Zoti e di se si do të përfundojë. Por këtu, myslimanët kanë ra në kurth, pasi që kanë hyrë në konfliktet e përgjakshme ndërmjet veti, të cilët si të tillë kurrë nuk kanë qenë në historinë e tyre. Për këtë dëshmojnë edhe shkuarjet në beteja të tilla të njerëzve tanë boshnjak, të kosovarëve por edhe të tjerëve nga mbarë bota. Nga shumë aspekte kjo është e gabuar tërësisht, pa marrë parasysh se në çfarë tabori luftarak anojnë njerëzi tanë në luftërat në Lindjen e Afërt, pasi që janë tragjike konfliktet e përgjakshme ndërmjet vet myslimanëve në atë rajon, thotë dr. Durakoviqi për Avazin sarajevas. Dr. Durakoviqi ka folë edhe për Bosnjën e Hercegovinën në intervistën e dhënë për Dnevni Avazin.

 

Bosnja dhe Hercegovina është konstrukt ndërkombëtar i cili nuk ekziston si i tillë në botë, ajo është sajuar ashtu që nuk po mund të dal nga rrethi vicioz. Në njërën anë kemi entitet i cili edhe me emërtim zyrtar (Republika) ka atributet e shtetit. Në tjetrën anë, në të njëjtën konstrukt, kemi Federatën e cila për nga veti nënkupton më shumë entitete, me ingerencat e theksuara shtetërore. Ky është konstrukti monstruoz i pamundur të ekzistojë si i tillë.

 

Për këtë shkak, e vetmja zgjidhje për Bosnjën dhe Hercegovinën për dalje nga ky qorrsokak është, hartimi një Kushtetute të re, kualitative dhe funksionale, pasi që ky shtet, sikurse asnjëri shtet në botë, për plot 20 vjet nuk ka as edhe Kushtetutë, por vetëm Marrëveshjen paqësore të Dejtonit. Pa këtë fundament, nuk është mundur të zgjidhet asgjë kualitative apo edhe relative për një kohë të gjatë. Të gjitha zgjedhjet tona janë vetëm  rrotullim në rrethin vicioz, ka deklaruar Dr. Durakoviqi për gazetën sarajevase Dnevni Avaz.

Burimi: AVAZ