Kurset Kur'anore janë planifikuar në Kuvajt
Akademia Kur’ani i Shenjtë në Kuvajt do të mbajë kurse edukative Kur'anore nga 21 Shtatori 2014.
Sipas Jusuf Al-Sanad, drejtor i akademisë tha se regjistrimi për kurset do të fillojë më 24 gusht 2014 në Qendrën e Kur’anit Ixhjal, në rajonin Al-Garin.
Ai tha se kurset e Kur'anit do të mbahet tri ditë në javë.
Akademia është e lidhur me Shoqatën Al-Islah Al-Ixhtima'i në Kuvajt e cila është e përfshirë në trajnimin e studimeve Kur'anore për të ringjallur vlerat Kur'anore dhe kuptimin e mësimeve Kur'anore në shoqëri.
“Mësimi i Kur’anit është fillimi, pastaj është kuptimi, pastaj është praktikimi” është motoja e akademisë e cila ka për qëllim për të përhapur kulturën Kur'anore-fetare dhe të sigurojë modelin, shembullin për njerëzit në aspekte të ndryshme të jetës.
Zhvillimi i tolerancës dhe maturisë, si dhe ndërveprimin shkencor në shoqëri dhe krijimin e një jetese islamike, janë, gjithashtu, pikat kryesore në mesin e objektivave të Akademisë Kur'anore.