İran

Irani dënon sulmin ndaj xhamisë sunnite në Irak

Republika Islamike e Iranit ka dënuar një sulm vdekjeprurës me bombë kundër një xhamie sunnite në provincën Dijala lindore të Irakut.

 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Marzieh Afkham shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë namazit të xhumasë  në një xhami të fshatit në jug të qytetit të Bakuba, rreth 120 kilometra, larg kryeqytetit, Bagdad.

 

Marzieh Afkham tha militantët tekfirist kërkojnë për të nxitur mosmarrëveshje dhe tensione sektare në krizën e Irakut, në një përpjekje për të destabilizuar vendin, raporton Press TV.

 

Ajo vuri në dukje se populli i Irakut është i vendosur të qëndrojë përball terrorizmit të tekfiristëve, duke thënë, se ”terroristët kanë për qëllim të minojnë procesin e integritetit kombëtar të popullit irakian përmes miratimit të sulmeve ndaj besimtarëve në xhami shi’ite dhe sunnite.”

 

Të paktën 68 vetë u vranë në sulmin e së premtes, ku shpërtheu një bombë në xhami, duke vazhduar me të shtëna nga njerëz të armatosur  në besimtarët.

 

Iraku ka luftuar terroristët e ISIL-it, tekfiristët pasi morën kontrollin e Mosulit më 10 qershor 2014, u pasua nga rënia e qytetit Tikrit, që ndodhet 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bagdad. Kontrolli  në Tikrit është rimarrë më vonë nga ushtria e Irakut.

 

Terroristët e ISIL-it kanë kryer krime të tmerrshme, duke përfshirë edhe ekzekutimin masiv të civilëve dhe forcave të sigurimit të Irakut.

 

Ushtarët e ushtrisë së Irakut kanë qenë të angazhuar në luftimeve të ashpra me militantët në fronte të ndryshme dhe deri më tani kanë qenë në gjendje të shtyjë përsëri militantët nga disa vende.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, kanë  kryer sulme ajrore  kundër militantëve të ISIL-it.