Gjermani

Ministri gjerman akuzon Katarin për financimin e rebelëve Irak

Zyrtarët në Ministrinë e Jashtme të Katarit, një shtet i pasur në  Gjirin Persik, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për komentin mbi akuzën e tij.

 

Ministri i Zhvillimit Gjerman,  Gerd Mueller ka akuzuar Katarin të mërkurën për financimin e militantëve që cilët e shpallën të vetë-vetëquajturin 'Shteti Islam' të cilët kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha  të Irakut të veriut dhe kanë postuar një video, ku një gazetarit amerikan, i zënur rob, i pritej koka.

 

Ky lloj i konfliktit, kjo lloj krize ka një histori ... Trupat e ISIS-it, armët – bijtë e humbur.., disa prej tyre nga Iraku, tha Mueller për transmetuesin publik gjerman ZDF.

 

Ju duhet të pyesni se kush i armatosë, kush i financon trupat ISIS? Ky është Katar

 

Mueller nuk dha hollësi dhe nuk paraqiti asnjë provë për një lidhje të Katarit me Shtetin Islamik '. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se ai është duke kontrolluar nëse vërejtjet e Muellerit reflektojnë pikëpamjen zyrtare të Berlinit.

 

Zyrtarët në Ministrinë e Jashtme të Katarit, një shtet i pasur në  Gjirin Persik, nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për koment mbi akuzën e tij.

 

Katari ka mohuar se ai mbështet kryengritësit islamikë në Siri dhe Irak. Diplomatët dhe burimet e opozitës thonë se Katari mbështet rebelët relativisht të moderuar, sikur mbështetën edhe nga Arabia Saudite dhe Perendimi, i cili, gjithashtu, ka mbështetur fraksionet më të ashpra, të cilat kërkojnë themelimin e një shteti të rreptë islamik.

   

Në muajin mars, David Cohen,N/Sekretari Amerikan i Thesarit për Terrorizëm dhe për Inteligjencën Financiare, përmendi raportet e mbështetjes së Katarit për luftëtarët në Siri dhe e përshkroi këtë si një juridiksion tolerant për donatorët që financojnë militantët.

 

Katari, gjithashtu, ka mbështetur fuqimisht Vëllazërinë Myslimane të Egjiptit,  e jashtëligjshme, pasi ushtria egjiptiane përmbysi një president të zgjedhur islamik në vitin 2013, dhe i ka dhënë strehim  shumë grupeve të huaja, duke përfshirë grupe nga Hamasi dhe nga talebanët.

 

Të shpallurit e një kalifati në pjesët e pushtuara të Irakut dhe Sirisë, 'Shteti Islam' me popullsi myslimane nuk pati, pothuajse, fare rezistencë.  Militantët i larguan forcat rajonale kurde, aleatë me qeverinë qendrore të Bagdadit dhe dëbuan dhjetëra mijëra komuniteteve pakicë duke përfshirë edhe të krishterët dhe jeziditë nga shtëpitë e tyre.

 

'Shteti Islam' lëshoi në qarkulluar të marten një video, që kishte si  qëllim për të treguar kokën e prerë të gazetarit amerikan, James Foley, në hakmarrje për sulmet ajrore amerikane kundër kryengritësve në Irak.

 

Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Mbrojtje të Gjermanisë thanë të mërkurën se Gjermania është përgatitur për t’ju dërguar armë forcave kurde në Irakun verior për të luftuar 'shtetin islamik' dhe menjëherë do t’ju dorëzojnë pajisje ushtarake, si helmeta dhe xhaketa të sigurisë.