Dastan-e Rastan ( Tregimet e të drejtëve) do të publikohet në japonisht
Një përkthim japonisht i veprës “Dastan –i Restan” (Tregimet e të drejtëve) të dëshmorit Murteza Motahhari , do të publikohet nga Qendra Kulturore Iraniane në Japoni.
Sipas degës së agjencisë IKNA në Azinë Lindore, atasheu iranian për kulturë në Japoni tha se një hyrje apo paraqitje dhe 21 tregime të librit janë përkthyer në gjuhën japoneze.
Ai shtoi se përkthimi i librit do të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Libri është shkruar nga dijetari i shquar Murteza Motahhari, Dastan-e Rastan u botua në dy vëllime, secili vëllim përmban nga 75 tregime.
Libri mori një çmim nga UNESCO në vitin 1965. Ky libër është një përmbledhje e anekdotave dhe tregimeve të shkurtra në lidhje me jetën e figurave Islame dhe gjithashtu mbart një fokus të fuqishëm etik.
Tregimet e librit janë të bazuara në hadithe të Muhammedit (a.s.) në historinë e Ehl-ul-Bejtit (a.s.), në burimet historike dhe është shkruar në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme.